E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje dite pa makinen time asnje vullnetar per nismen

22 shtatori prej vitesh eshte kthyer ne diten pa makina. Edhe kete vit Ministria e Mjedisit pergjate bulevardit Deshmoret e Kombit dhe ne sheshin Nene Tereza ka organizuar aktivitete sensibilizuese duke mos lejuar makinat por vetem perdorimin e bicikletave. Ne prani te ambasadorit te mbreterise se Vendeve te Uleta dhe perfaqesuesit te UNICEF ne vendin tone ministri i Mjedisit Fatmir Mediu i ka bere apel strukturave te pushtetit lokal qe te bashkepunojne per te kufizuar sadopak perdorimin e makinave e per te rritur keshtu cilesine e ajrit qe ne thithim. Ndertimi i korsive te vecanta per bicikleta do te ishte nje zgjidhje nje mesazh ky qe u percoll dhe nga UNICEF.

Une mendoj qe nuk ka kohe me per humbur shqiptaret duhet te kapin kohen e tyre. Ne dikur nuk e kemi pasur privilegjin ne diktaturen komuniste qe te kishim nje biciklete. Sot e kemi mundesine per ta pasur kete biciklete por na kane vrare mundesine per te qarkulluar me to. Ka ardhur koha qe te kemi nje raport te pergjegjshem te ketyre tre elementeve te rendesishem te shoqerise qytetarin pushtetin lokal pushtetin qendror u shpreh Fatmir Mediu minister i Mjedisit.

Sensibilizimi i ministrise se Mjedisit qe vetem ne kete dite te mos perdorej makina ka filluar qe prej disa ditesh edhe nepermjet mesazheve qe kane percjelle kompanite celulare ne telefonat e cdo individi. Por pavarisht mosbindjes se qyetareve per te lene makinat te pakten per disa ore aktivitetet sensibilizuese kane vazhduar duke percjelle apelin per me shume politika mjedisore.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›