Një ditë pas 22 marsit, Edvini humbet qetësinë, u bën thirrje shqiptarëve të mos i marrin kartat e identetit

Edvini po e humb qetësinë dhe pas bilancit 17-vjeçar që shpalli dje kryeministri Sali Berisha, i cili ishte protagonist në të gjitha stacionet historike të kësaj periudhe, ka dalë sot dhe ka përsëritur frazat e mbrëmshme të Mrikës së partisë, mjaft që të zinte minutazh televiziv dhe njerëzit ta konsideronin edhe atë si të parin brenda gardhit të opozitës. Më shume se njehere ai e cilësoi kryeministrin Berisha si “udhëheqës të koalicionit të Gërdecit”, shprehje e qarkulluar më herët në mediat pranë tij dhe si komunistin e fundit të mbetur ne qeveri. “Dje, udhëheqesi i Koalicionit të Gërdecit që për hir të interesave duke folur per 22 Marsin, ditën e shprehjes së fuqishme të vullnetit te shqiptarëve për t’u ndarë nga e kaluara, Berisha tregoi që është komunisti i fundit që ka ngelur në pushtet. Edvini ka rrëfyer sërish sot frikën që ka nga kartat e identitetit dhe në vend të apelit për t’i marrë ato, ka bërë propagandë që shqiptarët të mos paraqiten për procedurat, në rast se ato nuk do t’u jepen falas. “Sot i them Berishës se ne Shqipërinë e keqqeverisjes ka qindra të varfër që nuk e blejnë dot kartën e identitetit dhe që çdo 18 vjecar që zgjedh dhe zgjidhet nuk mund të shkelet. E drejta për t’u pajisur është e të gjithëve, dhe shteti të garantojë me cdo kusht të drejtat e liritë njerëzore të çdonjërit.... "17 vjet pas zgjedhjeve te para pluraliste, Shqiperia nuk garanton dot votime te denja per nje vend europian. Unë i them sot Berishës së është koha të bësh atë që nuk e ke bërë”. Apeli për të mos marrë karta identiteti ka skandalizuar sot analistët dhe vëzhguesit e politikës së ditës, të cilët prisnin që formalisht kryetari i PS-së t’i përgjigjej thirrjes së ndërkombëtarëve për të ndihmuar në përfundimin e këtij procesi. Por duket se Edvini e ka hallin gjetkë, aspak tek mbajtja e zgjedhjeve të drejta, por tek marrja e ndonjë llokme elektorale në tavolinë
...