Paraqitet zyrtarisht libri-interviste me Benediktin XVI Drita e botes. Papa Kisha shenjat e koheve
U paraqit dje paradite ne Sallen e Shtypit te Vatikanit libri Drita e botes. Papa Kisha shenjat e koheve. Eumlshte nje bisede e Atit te Shenjte me gazetarin gjerman Peter Sevald i cili ndenji nje jave me Benediktin XVI ne Kastelgandolfo gjate veres qe sapo kaloi. Vellimi i botuar nga Shtepia Botuese e Vatikanit do te dale neser ne te gjitha librarite. Ka 280 faqe ne te cilat Papa u pergjigjet 90 pyetjeve. Radio Vatikani ofron nje sinteze te shkurter te librit
Nje liber-interviste i thjeshte dhe i thelle mbi Papen Kishen dhe boten qe lexohet me nje fryme.Benedikti XVI flet per jeten e tij te perditshme e veren me keqardhje se pas zgjedhjes ne fronin e Shen Pjetrit nuk mund te beje me nje ekskursion te vogel apo nje shetitje te thjeshte ne qytet por flet edhe per temat e medha te aktualitetit te sotem. Sot ndash thote Papa ndash duhet te shpallim serish me fjale te reja se Zoti eshte dashuri. Njerezimi nuk po e kupton me se Gjaku i Krishtit mbi Kryq eshte derdhur per shelbimin e mekateve per shpetimin e te gjitheve. Kjo menyre te menduari madheshtore dhe e vertete eshte tashme larg nga arsyetimi i njeriut te sotem gjithnje e me teper i brumosur me ate qe Papa e quan ateizmi praktik i cili nuk eshte i afte ta ngreje veshtrimin permbi horizontin e vet te ngushte. Ati i Shenjte eshte i bindur se Kisha ekziston per ta shpallur kete te vertete pavaresisht nga skandalet qe e plagosin por qe na tregojne edhe se eshte pikerisht Jezusi ai qe e ka themeluar Nese do te varej prej njerezve ndash ve ne dukje Benedikti XVI ndash Kisha do te ishte mbytur qekur.
Por ka shume shenja shprese lulezojne ne Kishe iniciativa qe nuk lindin nga strukturat ose burokracia. Burokracia ndash vazhdon Papa ndash eshte konsumuar dhe lodhur. Jane iniciativa qe lindin nga brenda nga gezimi i te rinjve. Krishterimi do te marre ndoshta nje pamje te re ndoshta edhe nje aspekt kulturor te ndryshem sepse ka perpara dinamika te cilave u duhet dhene pergjigje e ka ne vetvete nje force te gjalle qe mund ta ndryshoje boten. Eumlshte nje force e vogel sepse megjithese katoliket arrijne ne nje miliard e 200 milion vete ndash shpjegon Papa duke cituar shen Agustinin ndash shume qe duket se jane brenda qendrojne jashte ne nje lloj skicofrenie mes dy deshirave te bejne pjese ne nje bashkesi kishtare dhe te kene nje mentalitet te shekullarizuar. Megjithese veren Ati i Shenjte eshte e vertete edhe e kunderta shume nga ata qe duket se qendrojne jashte jane brenda. E ne kete kontekst i sheh me trishtim ata gazetare katolike qe ne mediat kishtare i bejne te vetat parrullat e kritikes se zakonshme kunder Kishes. Nga ana e tij Papa nuk ka pushtet per te imponuar asgje eshte vetem nje njeri qe duhet te deshmoje te Kryqezuarin. E si pergjigje ndaj kritikave dhe sulmeve Benedikti XVI pohon Nese do te merrja vetem konsensuse do te me duhej ta pyesja veten nese jam duke shpallur vertet Ungjillin.
Sot nenvizon Papa rrezikojme qe toleranca te luftohet ne emer te vete tolerances. Po afirmohet nje fe e re e ashtuquajtura arsye perendimore qe pretendon te jete feja e vetme dhe e vertete e vlefshme per krejt njerezimin. Nje fe e re abstrakte dhe tirane e cila ka nje uri te tille per lumturi qe nuk arrin ta shuaje kurre duke kaluar cdo kufi e duke krijuar shkaterrim ne emer te perparimit. Kercenohet keshtu ekzistenca e vete njerezimit. Perparimi ndash shpjegon Papa ndash i ka shtuar aftesite tona por jo madheshtine e fuqine morale e njerezore e mund te kthehet kunder njeriut sic shihet nga te dhenat e shkences. Duhet ta rivendosim Zotin ne qender te te gjitha gjerave vetem atehere gjithcka do te ndryshoje thote Papa.
Ne librin-interviste te Peter Sevald flitet per shume tematika. Problemi i shperndorimeve seksuale ka qene i tmerrshem pranon Benedikti XVI. Eumlshte harruar frika e Tenzot veren Papa eshte harruar se edhe denimi mund te jete akt dashurie. Eumlshte koha e pastrimit te Kishes nga plehrat.
Persa i perket Sides Ati i Shenjte pohon me force se Kisha ben shume me teper se te tjeret u qendron afer njerezve konkretisht duke u kujdesur per te semuret. E sic eshte komentuar edhe gjate ketyre diteve perserit se perdorimi i prezervativeve nuk e zgjidh problemin. Gjithsesi ne raste te vecanta te justifikuara nga rreziku i infektimit te te tjereve prezervativi mund te perdoret por nuk justifikohet moralisht.
Ne fushen e moralit seksual Papa nenvizon se Kisha duhet te shprehe ne menyre te re se seksualiteti eshte pozitiv eshte dhurate e Zotit per tu jetuar me pergjegjesi pa shperdorime me bindjen thote Ati i Shenjte se sondazhet nuk perfaqesojne kriterin e vertete e te drejte.
Persa i perket abortit Ati i Shenjte ve ne dukje se duke u nderprere jeten femijeve shoqeria i vjedh vetvetes shpresat e saj me te medha. Keta femije te palindur mund te ishin bere gjeni duke i dhuruar botes gjera te reja.
Pastaj ripohon qendrimin e Kishes mbi celibatin e meshtareve mbi pamundesine e shugurimit te grave per meshtar e mbi homoseksualitetin i cili jo vetem nuk eshte i moralshem por nuk perkon me sherbimin meshtarak thekson Papa.
Persa u perket katolikeve te divorcuar e te rimartuar Papa pranon se problemi eshte shume i veshtire e se duhet thelluar me tej. Ripohon se martesa ne kishe eshte e pazgjidhshme por duhet analizuar me thelle ceshtja e vlefshmerise se saj u duhet qendruar afer te divorcuarve duke i ftuar te qendrojne ne Kishe.
Teme tjeter eshte dialogu me Islamin. Fjalimi i Regensburgut me 12 shtator 2005 veren Benedikti XVI kishte per qellim te ishte vetem nje leksion akademik por ndash thote Ati i Shenjte ndash nuk e kisha kuptuar akoma se fjalimi i nje Pape nuk shihet nga pikpamja akademike por politike. Prej tij u nxorr nje fraze se ciles iu dha nje domethenie politike qe nuk e kishte. E megjithate pranon Papa ai episod pati efekte pozitive pasi i dha shtysen nje dialogu intensiv. Islami duhet te sqaroje dy ceshtje vazhdon Jozef Racinger marredheniet e tij me dhunen e me arsyen si edhe ceshtjen e se drejtes per te ndryshuar fe. Kete te fundit myslimanet e pranojne me veshtiresi te medha.
Persa i perket Papes Piu XII dhe vendimit per te njohur virtytet heroike te tij Benedikti XVI pohon se ai ka qene personalitet njeri i drejte i cili ka shpetuar shume e shume hebrenj. Nuk protestoi publikisht per holokaustin dhe e vuajti shume kete vendim sepse e dinte cilat do te ishin pasojat.
Rasti i lefevrianeve e ne vecanti i kryeipeshkvit Uiliamson. Papa nuk do ta kishte revokuar shkisherimin nese do ta kishte ditur se Uiliamson mohonte ekzistencen e dhomave me gaz te nazisteve. Kemi gabuar duke mos e studiuar mire ceshtjen pranon Ati i Shenjte duke vene ne dukje gjithsesi se ka nje mase njerezish qe spresin tjeter vecse nje gabim nga ana e Kishes per ta goditur ate sa mundin.
Ekumenzimi. Papa ripohon urgjencen e impenjimit per bashkimin e te krishtereve duke vene ne dukje dialogun me ortodokset me te cilet katoliket jane me afer.
Persa i perket Meshes se Koncilit te Trentit ne ritin latin Benedikti XVI thote se kur e rivendosi pati per qellim ta bente me te pranishme formen e lashte te saj. Nuk mund te themi me pare gjithcka ishte gabim ndersa tani gjithcka eshte e drejte. Ndryshimi ne lutjen e se Premtes se Madhe u be sepse formula e vjeter krijonte vertet probleme me hebrenjte. Tani ne lutje nuk kerkohet drejtperdrejt kthimi i hebrenjve ne fene e krishtere por pohohet se Krishti eshte edhe Shelbuesi i hebrenjve e jo vetem i paganeve.
Ati i Shenjte kujton me pas doktrinen katolike per pagabueshmerine e Papes duke theksuar se vetem ne rrethana te caktuara kjo eshte e vertete por Papa mund te kete opinione personale te gabuara. Gjithashtu Benedikti XVI thekson se nje Pape e ka te drejte dhe detyre te jape doreheqjen kur nuk eshte me ne gjendje fizikisht menderisht e shpirterisht ta udheheqe Kishen.
Jozef Racinger flet edhe per tema te jetes se perditshme thote se i pelqejne filma si Don Kamilo e Pepone apo seriali mbi Jozefina Bakiten. Kujton kritikat qe pati kur vuri kapucin e kuq te rrethuar me pellush me origjine mesjetare vene per here te fundit nga Papa Gjoni XXIII. U akuzua se deshironte te kthehej ne te kaluaren por thjesht kisha ftohte shpjegon Benedikti XVI. Papa thote se nuk jeton ne nje bote artificiale rrethuar nga hipokrite por takohet me ipeshkvij e rregulltare nga e gjithe bota e edhe me njerez te thjeshte nena familjesh e miq. Shume i shkruajne Ne lutemi per ty mos ki frike ne te duam fort.
Ne fund Ati i Shenjte kujton se Eukaristia eshte ngjarja qendrore ne historine e botes eshte force vendimtare e vetem nga ajo mund te lindin ndryshime. Prandaj shenjtoret te prekur nga Krishti jane revolucionaret e vertete protagonistet e revolucioneve te verteta e te mira. Pyetjes mbi fundin e botes i pergjigjet me ftesen per ta lartuar veshtrimin drejt amshimit e drejt Gjyqit te Mbrame kur e keqja do te mundet pergjithmone. Zoti na merr seriozisht pohon Papa le ta marrim seriozisht edhe ne. Nuk e dime kur do te perfundoje bota thekson Benedikti XVI por Jezusi me bindje te patundur na ka thene do te kthehem. Zoja na tregon shpesh ate qe sarrijme ta shohim me syte tane fene shpresen dashurine pendesen. Duke pritur fitoren e se mires ndash e mbyll intervisten Papa ndash duhet te kujtojme gjithnje se triumfi i Zotit triumfi i Zojes eshte vertet i heshtur por i vertete.