E Diel, 1 Nëntor 2026

Dom Pjeter Popaj famullitar i Kishes Zoja e Shkodres ne New York ne 25-vjetorin e meshtarise

24-11-2010 / Nga Tome Mrijaj

Keshilli i Kishes Katolike Zoja e Shkodres ne Hartsdale New York se bashku me mijera besmitaret e vet pati te djelen ne darke nderin e vecante qe te organizoje nje mbremje festive per famullitarin e meshtarin Dom Pjeter Popajt duke i uruare atij 25 vjetorin e shugurimit prift me deshirat me te mira per shendet e suksese ne misionin e tij ne sherbim te Zotit e anetareve te famullise. Dom Pjeter Popaj per 25 vjet me radhe duke qene meshtar dhe ne krye te famullise se Kishes Katolike Zoja e Shkodres ne Hartsdale New York ka deshmuar se eshte nje njeri i perkushtuar me zemer e shpirt ne sherbim te Krishtit e te kombit. Ai sot eshte nje figure e respektuar ne komunitetin tone dhe ne gjithe boten shqiptare per bashkepunimin qe ka pasur dhe ka me perfaqesues te te gjitha besimeve fetare dhe me te gjithe bashkatdhetaret pa marre parasysh besimin dhe vendin nga jane. Ne jemi shume krenare me veprimtarine e Dom Pjeter Popajt dhe e urojme nga zemra qe te kete shendet gjithmone ne sherbim te fese e kombit. Dom Pjeter Ndoc Popaj lindi ne Shen Gjergj me 10 qershor 1958 ne nje nga qendrat e hershme te krishterimit nder shqiptare. Kisha katolike ne vendlindjen e tij daton ne shek. XIV. Ajo i eshte perkushtuar Shen Gjergjit dhe ben pjese ne Arqipeshkvine Metropolitane te Tivarit ku i pari i saj ishte Primat i Serbise. Me kujtohet si tani babai i Dom Pjetrit nje burre i hijshem nga pamja elegant nga veshja dhe i mprehte nga fjala. Nje dite ne oborrin e Kishes me tha Eumlshte komunitet i madh e Dom Pjetri eshte i ri nga mosha per ti perballuar gjithe ketyre. Z.Ndoc- i thashe- Dom Pjetri eshte shume i pergatitur per te perballuar pune edhe shume me te medhaja. Ai me shihte ne sy dhe degjonte me shume kujdes. Mbas nje pauze te vogel shtoi Zoti te bekofte Me burra te ndershem arrihet gjithcka. Ne vendlindje Pjetri i vogel mori mesimet fillestare kurse vitet e fundit te shkolles fillore i perfundoi ne Ulqin. Me 1972 si shume shqiptare te tjere edhe familja e tij nena Lina e babai Ndoc mori udhen e mergimit per ne SHBA. Per 12 muaj ata qendruan ne Itali per pergatitjen e dokumenteve dhe ne nentor te vitit 1973 arriten ne aeroportin J.F.K. Prinderit e regjistruan Pjetrin ne Joan of Ark High School ne Manhattan e me pas ne Evander Childs High School ne Bronx New York. Tek i riu zgjohet ne brendesi te shpirtit thirrja e pare per tiu perkushtuar Hyjit. Vitet kaluan e ai perfundoi studimet e larta ne Cathedral Preparatory Seminar ne Manhattan. Por etja per dije filozofike do te bente qe ai te rregjistrohej ne Cathedral College of the Immaculate Conception ne Douglastown Yonkers NY ndersa studimet teologjike ti perfundonte me sukses St Josephs Seminary ne Dunwoodie New York ne vitin 1985. I shuguruar si djakon per 6 muaj sherbeu ne Kishen Saint Lucyt ne Bronx. Nje muaj me pas me 16 nentor 1985 ne Katedralen e Saint Patrick-ut ne Manhattan NY nga Shkelqesia e Tij John Cardinal OConnor Arqipeshkev Metropolit i New York-ut u shugurua prifti i pare shqiptar ne Amerike duke veshur petkat e meshtarit. Ky gezim i perbashket u festua me 24 nentor 1985 ne Imperial Manor ne Paramus New Jersey nga bashkatdhetaret e meshtaret Imzot Dr.Johseph J.Oroshi bashkevendasi Dom Rrok Mirdita sot Arqipeshkev Metropolit i Arqipeshkvise Metropolitane Tirane-Durres Shkelqesia e Tij Imzot Rrok Mirdita Monsinjor John Doherty Vicar Episcopal Father Hebert DArgenio nga Keshilli i Kishes ku kryetar darke ishte Tonin Mirakaj. Ishte kjo dite kur Dom Pjeter Popaj celebroi meshen e pare ne Kishen Shqiptare ne Bronx ku moren pjese 1014 persona. Me 17 maj Cardinali i New York-ut Eminenca e Tij Jonhn Connor njoftoi emrimin e Dom Pjeter Popajt si ndihmesadministrator ne Kishen Saint Lucys Bronx NY. Me 1 qershor 1989 prifti i ri celebroi meshen e pare si ndihmesfamullitar ne Kishen Shqiptare Zoja e Keshillit te Mire.
Prej vitesh pelegrinet shqiptare shkojne te organizuar ne grupe ne vendet e shenjta per te cilat eshte shkruar ne faqet e ketij libri. Dom Pjeter Popaj ka organizuar tubime shkencore e kulturore ne nderim te klerikeve katolike dhe personaliteteve te ndryshme te kultures shqiptare. I tille ishte seminari shkencor mbajtur me 7 tetor te vitit 1989 ne perkujtim te 300-vjetorit te vdekjes se Imzot Pjeter Bogdanit 1625-1689 dhe rendesise se vepres se tij Ceta e Profetenve. Me 24 maj 1999 Dom Pjeter Popaj ishte ne krye te nje grupi besimtaresh shqiptaro-amerikane qe shkuan ne qytetin e Shkodres per te marre pjese ne perkushtimin konsekrimin e Shenjtores Zoja e Keshillit te Mire qe ne Shqiperi njihet si Zoja e Shkodres. Me 8 qershor 2002 ne mjediset komode te Qendres Nene Tereza ne Hartsdale New York prane Kishes Katolike Shqiptare Zoja e Shkodres u organizua Simpoziumi me teme Kisha ne komunitetin shqiptar. Ne kete tubim te rendesishem kulturoro-historik ishin te pranishem perfaqesues te klerit katolik shqiptar Imzot Rrok Mirdita famullitari organizues dhe mikprites i perndershmi Dom Pjeter Popaj Dom Nikolin Pergjini studiues intelektuale besimtare etj. Organizatore te simpoziumit ishin The Internacional Club Illiriada dhe Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodres. Dom Pjetri eshte organizatori i pervitshem i darkes madheshtore te Kishes Zoja e Shkodres per te perkujtuar Zojen e Shkodres si pajtore nje nene mbrojtese e kujdesshme per bijte e vet arberore te famullise ne Hartsdale New York. Prej 16 vitesh 1991 e ne vijim Dom Pjetri eshte organizatori i festivalit mbareshqiptar ne Lehman College Bornx NY ku mblidhen grupe e kengetare shqiptare nga shtetet e ndryshme te Amerikes te cilet sipas tradites i pershendet meshtari mikprites.
Edhe pse pjesen me te madhe te jetes se tij Dom Pjetri e ka kaluar ne Amerike ai ka dashuri te pakufi per vendin e tij te lindjes te cilen e viziton shpesh me mall e nostalgji. Kleriku shqiptar thote Duke vizituar shpesh vendlindjen mesojme me teper per veten tone. Aty kujton femijerine dhe truallin ku ka lindur ai familja dhe stergjysherit e tij brez pas brezi duke i quajtur ato dite ne Ulqin si kujtimet me te bukura te jetes se tij. Ja nje pasazh mbreselenes i perjetimit te klerikut tone botuar ne revisten kulturore Jeta Katolike ne New York Pas 34 viteve ne mergim shkova per te vizituar vendlindjen. Edhe me pare kam patur raste te rendesishme per te shkuar ne trojet e mia. Ishte bere nje kohe teper e gjate. Bekimi i Kishes se Shen Markut ne Shtoj te Ulqinit ishte rast gezimi i dyfishte per Shtojin e New York-un.
Po keshtu Dom Pjetri do te shkruaje mbresat e udhetimit per viziten e fundit qe pati ne fshatin Shen Koll ne Ulqin.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›