Një ditë vetëm për Pasolinin
15/04/2009 Për herë të parë një ditë vetëm për të në Tiranë. Artisti Pier Paolo Pasolini (1922-1975) do të përkujtohet më 29 prill me një sërë aktivitetesh të organizuara nga Instituti italian i Kulturës, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare dhe Teatrin Kombëtar. "Pier Paolo Pasolini, poeti i hirit" është konferenca e prezantuar nga Roberto Chiesi, (kritik kinemaje dhe përgjegjës i Qendrës së Studimeve - Arkiva "Pier Paolo Pasolini" në kinotekën e Bolonjës, e cila do të çelë dhe aktivitetet e ditës. Pasolini poet, gazetar, shkrimtar, piktor dhe regjisor do të vijë në të gjithë dimensionet e tij, e sidomos një qoshk të veçantë do të zërë kinemaja, në veçanti filmi "Ungjilli sipas Mateut" prej të cilit janë nxjerrë edhe imazhe, që janë pjesë e një ekspozite, "Ungjilli sipas Pasolinit", që do të çelet po atë paradite në Bibliotekën Kombëtare. Nën kujdesin e Angela Tromellini, përgjegjëse e Arkivit Fotografik të Kinostudios së Bolonjës, ekspozita është“pagëzuar” me emrin e një prej filmave të artistit, pikërisht për veçantinë e këtij filmi, që vjen si lexim personal i Pasolinit. Një Ungjill që nuk është parë i ungjillizuar dhe që sjell Krishtin në një këndvështrim të thellë e njerëzor.
Nuk do të thotë se filmat e tjerë të Pasolinit janë më pak të arritur, si: "Açatone" (1961), "Mamma Roma", "Teorema", "Dekameroni", "Medea", "Edipi mbret" apo "Salo ose 120 ditët e Sodomës" (1975), porse "Ungjilli sipas Mateut" këtë vit ka edhe 45-vjetorin e tij.
Figura e artistit do të përvijohet të jepet më e plotë nëpërmjet spektaklit teatral "Pasioni - Pazolini" nga aktori dhe regjisori Antonio Piovanelli. Ai do të prezantojë një autobiografi me vargje të zgjedhura të Pier Paolo Pasolinit, në një skenë të përbërë vetëm nga dy karrige mbi një platformë dhe një sfond i zi. Ndërkohë trupi i aktorit, i veshur në të bardhë liri, hyn duke rrëfyer pasione politike dhe përpjekjet në një botë vetmitare. Antonio Piovanelli, njohës i mirë i veprës poetike të Pasolinit, ka punuar në kinema me regjisorë si vëllezërit Taviani, Bernardo Bertoluçi, Marco Belloçhio, Giuliano Montaldo dhe Francesca Archibugi dhe në teatër, me Luchino Viscontin, Giorgio Stehler, Abel Ferrara, Angelo Savelli etj. Prej shumë vitesh ai paraqitet jashtë vendit si aktori-ambasador i poezisë latine dhe italiane, me poetë si Katuli, Virgjili, Dante, Alfieri, apo Pasolini.
Përkujtim edhe për Montanellin
Një tjetër aktivitet jo me pak interes është ai për nder të gazetarit të madh italian, Indro Montanelli. Më 23 prill, (datë që përkon me ditën botërore të librit) me rastin e 100-vjetorit të gazetarit, Instituti Italian i Kulturës, po në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare do të organizojë tre aktivitete të rëndësishme. Më 30 prill në kuadër të Klasik, IIK organizon edhe një koncert në Akademinë e Arteve, nën titullin “L’alfa e l’omega, passeggiata musicale attraverso i secoli”.