BB: Mot energjia 10 për qind më e shtrenjtë
15/04/2009 Komisioni i Ekonomisë miraton kontratën e shitjes së OSSH-së
Tarifa më të ulëta nëse qeveria ul nivelin e TVSH-së për energjinë
Konsumatorët do të përballen me rritjen e çmimit të energjisë. Kjo rritje mund të jetë nga 6 deri në 10 për qind gjatë 2010-s, por ende nuk mund të përcaktohet me saktësi. Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesi i Bankës Botërore në Tiranë, që është përgjegjës për energjinë në Komisionin e Ekonomisë ku është miratuar kontrata e shitjes së OSSH-së. Demetrios Papathanasiu është shprehur se konsumatorët mund të lehtësohen nga pagesat, nëse qeveria heq TVSH-në nga faturat e energjisë. Ndryshimi në çmim pritet nga kostot e prodhimit dhe blerjet e energjisë për vitin e ardhshëm. “Çmimi i energjisë në rajon si dhe reshjet do të jenë dy faktorët që do të përcaktojnë nivelin e çmimit të energjisë elektrike për vitin që vjen”, - tha përfaqësuesi i Bankës Botërore. Ai kërkoi gjithashtu mbështetjen e shtresave në nevojë nga ana e qeverisë, ndërsa tha se duhet të rishikohet edhe niveli i TVSH-së në faturat e energjisë elektrike. Pas miratimit nga Komisioni i Ekonomisë kontrata do të kalojë brenda javës në seancë parlamentare. “Për çdo 5 lekë energji të paguar, një lek e merr shteti si taksë. Nëse do të ketë ndërhyrje në TVSH, atëherë tarifat mund të ulen. Por ky mbetet një vendim politik, të cilin mund ta ndërmarrë vetëm qeveria”, - vijoi përfaqësuesi i Bankës Botërore. Ky institucion ka ndërmjetësuar shitjen e sistemit të shpërndarjes, ndaj sipas tij, ky hap pritet të sjellë zhvillime cilësore në tregun e energjisë dhe përfitime për konsumatorët e energjisë. “Ndër zhvillimet më të rëndësishme që do të vijnë nga privatizimi është reduktimi i humbjeve. Aktualisht e gjithë energjia që importohet mbulon humbjet, ndërkohë që CEZ ka marrë përsipër që të ulë me 17 për qind në 5 vjet humbjet. Realizimi i këtij objektivi krijoj mundësinë që tarifat të mbeten në nivelet aktuale”, - tha Dimitris Papathanasiou. Kalimi i procedurave për shitjen e 76 për qind të aksioneve të OSSH-së do të përfundojë në maj, periudhë kur blerësi i kësaj kompanie, kompania çeke CEZ do të quhet pronari përfundimtar i aksioneve. Në këtë kohë pritet të bëhet edhe pagesa prej 102 milionë euro, çmim që kjo kompani ofroi në tenderin ndërkombëtar të organizuar muajt e fundit të vitit të kaluar. Pas konsultimeve të mëtejshme, qeveria shqiptare firmosi në fillim të muajit mars kontratën për shitjen e 76% të aksioneve të OSSH-së me kompaninë energjetike çeke, CEZ. Sipas përfaqësuesit të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Alfred Rrushaj, në bazë të kontratës së shitjes kompania çeke CEZ do të derdhë për llogari të qeverisë shqiptare në fund të transaksionit 102 milionë euro.
Niveli i humbjeve
Pas shitjes së OSSH-së, sipas përfaqësuesit të METE-s, Rrushaj shtresat në nevojë do të mbështeten nga qeveria shqiptare për energjinë elektrike. Për sa i takon humbjeve, sipas zotit Rrushaj, në kontratë është parashikuar që ÇEZ të ulë me 8 për qind humbjet në 2 vitet e para. Ai sqaroi se kompania çeke ka blerë aksionet e qeverisë shqiptare, çka do të thotë se nuk merr përsipër të mbulojë borxhet e akumuluara për shkak të humbjeve apo edhe ndërhyrjeve në rrjet, apo si rezultat i mospagimit të faturave nga abonentët. Sipas përfaqësuesit të Ministrisë së Ekonomisë, në mbarëvajtjen dhe realizimin e një procesi tenderimi ndërkombëtar dhe të hapur, transparent dhe konkurrues, qeveria shqiptare është këshilluar nga kompania ndërkombëtare IFC si për ndarjen e kompanisë, ashtu edhe për ristrukturimin e transaksionit.