Boris Ikonomi, përkujtohet regjisori
15/04/2009 Beethoven, Shostakovich dhe Pazzola nga një trio instrumentale
Vepra të kompozitorëve Beethoven, Shostakovich dhe Pazzola do të vijnë në një mbrëmje të veçantë koncertore sonte në Akademinë e Arteve. Koncerti i radhës i Stinës Koncertore të Pranverës, i cili ka si protagonistë tre studentë të Fakultetit të Muzikës: Marisa Hatibi në violinë, Dorina Laro në violonçel dhe Kristina Petrollari në piano, do të prezantojë për publikun muzikën më të mirë të këtyre autorëve të njohur botërorë. Stina Koncertor e Pranverës ka filluar më 10 mars dhe përfundon më 15 qershor 2009, nën drejtimin e prof. as. Alqi Lepuri, drejtor Artistik, prof. dr. Sokol Shupo dhe koordinatorë, prof. Nora Çashku, prof. as. Ramadan Peku, Sokol Saraçi, Elvis Rudi, Nesti Gegprifti dhe Ylli Balla. Ndërkohë që në datën 22 prill pritet koncerti tjetër i kësaj stine me vepra nga Pucini, Bach, Çajkovski etj, por nuk do të mungojnë as koncertet dhe veprimtaritë me krijimtari popullore shqiptare.
Kosova “e zbuluar“ në dokumentet arkivore osmane
Është mbajtur dje në Prishtinë simpoziumi shkencor ndërkombëtar “Kosova dhe Perandoria osmane në dokumentet arkivore osmane”. Në simpozium u prezantuan dokumente të reja arkivore, përmes të cilave synohet të zbardhen ngjarje të rëndësishme historike. Në këtë simpozium ishin të pranishëm ekspertë të arkivistikës dhe shkencëtarë, të cilët tentuan të shpalosin fakte të reja rreth ngjarjeve të rëndësishme historike të periudhës së perandorisë osmane. Në simpozium u prezantuan për herë të parë dokumente të ndryshme arkivore për Kosovën gjatë shekujve të perandorisë osmane, si dhe kumtesat e 68 ekspertëve nga vende të rajonit dhe nga Turqia. Po ashtu, me këtë rast u organizua edhe një ekspozitë.
Një nga regjisorët më të njohur të animacionit shqiptar, të ndarë nga jeta vetëm disa muaj më parë, Boris Ikonomi, do të përkujtohet nesër përmes një aktiviteti të veçantë në kinema “Millenium”. Aktiviteti, nismë e Shoqatës së Animacionit Shqiptar në bashkëpunim me familjen e artistit, është një nderim dhe homazh për veprën e artistit. Shtatë nga njëmbëdhjetë filmat që mbajnë firmën e Ikonomit dhe që kanë mbetur në kujtesën e publikut e të kinematografisë shqiptare do të dalin nga Arkivi Qendror i Filmit për t’u projektuar përgjatë një ore në ekranin e madh. Në këtë ceremoni që zhvillohet pikërisht në ditëlindjen e Ikonomit do të marrin pjesë regjisorë, skenaristë, piktorë dhe të afërm të regjisorit.
Kush është...
Boris Ikonomi lindi në Tiranë, më 16 prill 1956. U diplomua në degën e Grafikës, në Akademinë e Arteve në vitin 1979. 1979-1992 punoi si regjisor dhe piktor i filmit të animuar. 1992-1999 drejtor i “Albafilmanimation”, AFA.
Filmografia
“Agroni dhe nafta” 1980
“Puna është flori” 1981
“Zemërimi i shkronjave” 1981
“Iliria” 1983
“Nevoja të ndihmon” 1984
“Zëri i gjakut, zëri i tokës” 1985
“Merimanga dhe brumbulli” 1986
“Dy vëllezërit dhe ujku”1987
“Mëndja, mëndje” 1988
“Kopshtari” 1990
“Maratona e lavdisë“ 1992
Filmat që do të projektohen
“Puna është flori”, 1981
“Nevoja të ndihmon”, 1984
“Zëri i gjakut, zëri i tokës”, 1985
“Merimanga dhe Brumbulli”, 1985
“Dy vëllezër dhe ujku”, 1986
“Mëndje, mënd
Kryeqytetinë një minutë
Mjafton vetëm një minutë. Nganjëherë edhe historitë e gjata mund të thuhen me shumë pak. Këtë herë minuta “rrëfen” historinë e kryeqytetit shqiptar, Tiranës në 24 orë. Artistët izraelitë Effi Weiss dhe Amir Borenstein ndodhen në Tiranë pikërisht për këtë projekt, që pasi të përfundojë do ta paraqesin më 2010 në një ekspozitë të madhe në Shangai. Fitues të disa çmimeve ndërkombëtare, si: “Jerusalem Film Festival”, çmim në kategorinë eksperimentale për video "color", 2006; “Young Artist Prize”, 2004, dhënë nga Ministria e Kulturës së Izraelit; “International Media Art Award”–Çmimi i Publikut-2001, ata e kanë finalizuar këtë projekt-video në Shqipëri. Ekspozita e projektit të 24 videove prej një minute secila do të hapet në Shangai 2010 në Kinë dhe do të përmbajë portretin 24 orësh të një qyteti nga 100 kryeqytete të botës. Kjo ekspozitë do të jetë një shëtitje nëpër këto 100 kryeqytete. Artistët izraelitë ndodhen në Tiranë në një bashkëpunim me Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi” dhe “City One Minutes Foundation”, nga stacioni televiziv i dokumentarëve Doc/VPRO, Holandë. Ata kanë projektuar të hënën premierën e 24 filmave njëminutësh të realizuar nga studentët e AFMM-së në bashkëpunim me dy artistët nga Izraeli.