Tenis Nadal triumfon ne Barcelone

Rafael Nadal bëhet tenisti i parë i epokës “Open” që fiton dy turne për plotë shtatë herë. Në fakt, tenisti nga Majorka triumfoi në turneun ATP të Barcelonës, duke mposhtur në finale bashkëkombasin David Ferrer në dy sete, 7-6, 7-5. Sfida ka qenë mjaft e luftuar dhe jo më kot ajo zgjati plot 2 orë e 40 minuta.
Kjo ishte një përsëritje e finales së sezonit të kaluar dhe përkonte ekzaktësisht me datën e 10 viteve më parë, kur Nadal debutoi në botën e tenisit profesionist. Ndërkohë, spektakli nuk ka munguar përballë një tifozerie të zjarrtë në kryeqytetin katalan.
Ferrer, numri 6 në botë, mbeti në lojë gjatë gjithë kohës, duke ndjekur ritmin e rivalit, megjithatë ai u penalizua nga fakti që shpërdoroi plot 5 “set point” në shërbimin e Nadal kur kryesonte 6-5 në setin e parë, ndërsa më pas u mposht 7-1 në “tie-break”.
Në setin e dytë, Ferrer e sheh veten në disavantazh 3-1, megjithatë arrin të kthehet në lojë, madje duke përmbysur shifrat në 5-4. Gjithsesi, sërish në momentin vendimtar ai gabon dhe Nadal përfiton, duke fituar tre “game” pasardhëse dhe të gjithë ndeshjes.
Për Nadal kjo ishte fitorja e 34-ërt radhazi në turneun e Barcelonës, ku fiton prej vitit 2005, ndërsa ai nuk e ka marrë trofeun vetëm në 2010-ën, pasi nuk mori pjesë. Në moshën 25-vjeçare, numri 2 i botës ka marrë në shtëpi trofeun e 48-të në karrierë dhe të 34-tin në fushën e kuqe.