E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një e katërta e shqiptarëve kundër bashkimit me Kosovën

61 përqind e shqiptarëve në Shqipëri e dëshirojnë bashkimin me Kosovën, ndërkaq një e katërta janë kundër kësaj ideje.14 për qind e të anketuarve janë deklaruar se nuk e din a janë për apo kundër bashkimit kombëtar.

Këto janë rezultatet e hulumtimit që ka bërë fondacioni “Kult” nga Tetova të cilët kanë intervistuar 1200 qytetarë të moshës madhore.

Përkrahësit dhe kundërshtarët e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë janë të barabartë në mendimin nëse kjo ide do të realizohet para anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian apo pasi të jetë pjesë e kësaj organizate.

Hulumtimi është realizuar në muajin janar të këtij viti duke u bazuar në anketimin e opinionit publik në lidhje me pikëpamjet  e popullsisë në moshë madhore rreth bashkimit kombëtar.

Sipas këtij fondacioni marzhi i gabimit statistikor është +- 3.1 përqind./A.F/Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›