E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV: Nuk na ftuan në takim

Lëvizja “Vetëvendosje” ka treguar gatishmërinë për të marrë pjesë në takimin e liderëve politik, për zhbllokimin e reformës zgjedhore. Por, ky subjekt politik nuk u ftua fare në takim.

Deputeti i “Vetëvendosej”, Visa Imeri ka thënë se në adresë të tyre nuk ka shkuar ftesa që të jetë pjesë e këtij procesi.

“Ka pasur deklarata në media gjoja Vetëvendosje nuk donë të marrë pjesë në takimin e liderëve për të gjet një zgjidhje për reformën zgjedhore. E vërteta është se ne nuk kemi marrë as një ftes zyrtare nga askush”, tha Imeri sot, pas mbledhjes së kryesi së Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka njoftuar se seanca e radhës e parlamentit do të mbahet me 7 shkurt.

Ai nuk ka dashur ta komentoi takimin Jahjaga-Nikoliq, dhe nëse presidentja Jahjaga duhet të raportoi në kuvend pas takimit me presidentin serb..

“Këtë çështje e përcakton Kushtetua e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi”, tha kryeparlamentari.

E shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri e ka një brengë më të madhe se takimin Nikoliq-Jahjaga. Ai tregoi ambicien më të madhe që e ka partia e tij për zgjedhjet e ardhshme.

“Ne po kërkojmë më ngulm që në zgjedhjet e ardhshme të këtë vëzhgues ndërkombëtar. Ndryshe do të këtë abuzim të votave, qysh ka pasur në të kaluarën, dhe partisë në pushtet PDK-së veç sa do ti zgjatet mandati. Ne këtë nuk do ta lejojmë më”, tha Beqiri./ M.B /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›