Rusia për NATO-n në Afganistan

Nga Express më 06 shkurt 2011 në ora 19:00
Zëvendëskryeministri rus, Sergei Ivanov, tha se tërheqja e trupave të NATO-s nga Afganistani mund të paraqesë kërcënim për Rusinë.
Ai tha se është i shqetësuar posaçërisht për situatën në Afganistanin verior, që kufizohet nga republikat e Azisë Qendrore.
Megjithatë, Ivanov deklaroi se është i vetëdijshëm që “situata në Afganistan është e vështirë dhe se nuk shihet dritë në fund të tunelit”.
Zëvendëskryeministri rus i bëri këto komente në konferencën e sigurisë globale në Munih.