E Diel, 1 Nëntor 2026

Shullazi lihet në burg pa afat, në makinë iu gjet një pajisje kundër përgjimeve

Share

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg pa afat Emiliano Shullazin, që u arrestua të premten nga policia me dy pistoleta pa leje.

Policia i ka sekuestruar atij gjashtë telefona celularë dhe dy radio policie, dy pistoleta dhe makinën e blinduar. Ndërkohë mediat raportojnë se atij iu sekuestrua edhe një zhurmues në makinë. 34 vjeçari mesa duket kishte marrë masa që në banesë dhe në makinë të mos përgjohej nga policia, ndërsa përdorte telefonin celular. Shullazi u lirua nga gjykata një muaj më parë, pasi prokuroria e kishte akuzuar për armëmbajtje pa leje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›