E Diel, 1 Nëntor 2026

Një emision për mafien italiane dhe paralelet me Shqipërinë

Para pak ditësh po ndiqja një emision në RAI-3 për mafien siciliane. Aty përmendeshin bëmat dhe emrat e një sërë kapomafieve në vite si dhe emrat dhe përzierjet e një sërë politikaneve. Që nga shtresat me të ulëta e deri tek ato me të larta. Vetëm ish-kryeministri Andreoti 7 herë kryeministër dhe 18 herë ministër, ishte thirrur në gjyq për 8 vjet me radhe duke qene edhe “Senatore a vita”.

Italianet ishin të kapur nga Camorra, Ndrageta dhe Cosa Nostra, të cilet kishin mundur jo vetem të komprometonin zyrtare në majat me të larta, por kishin filluar të benin edhe ligje e politika në Parlamentin Italian. Nuk flitej me për Sicili por për Rome e Milano. Kjo situate ishte e faktuar dhe mjaft e rende deri në mes të viteve ‘80 kur raportet në bote ndryshuan.

Tanimë (fundi i viteve ‘80) nuk kishte Lufte të Ftohte. SHBA si lider i demokracisë dhe shembulli shtetit ligjor ushtronte një presion shume të madh mbi Italinë. Politika duhet të pastrohej ose të bënte divorcin me dhimbje me mafien.

Vrasja e prefektit të Palermos (qytet i cili nga 350 mije ishte bere 700 mije dhe po betonohej njësoj si Tirana sot), dhe një sere shefash policie të ndershëm dhe të përkushtuar ndaj ligjit, bene që protesta popullore dhe ndërgjegjësimi i politikes së pastër e të piste bashke dhe të symbyllur gjithashtu, të ndryshonin kursin dhe qëndrimin ndaj Mafies.

Partia Demokracia Kristiane u shpërbë dhe shume krerë të saj u penalizuan. Forca e re politike u pa si një shpetim. Parlamenti formoi ligje të ashpra dhe u krijua Prokuroria Antimafie, E PAVARUR PREJ QEVERISE. Kapomafiet, të cilët ishin bere legjenda, dolën në gjyq e u dënuan me burgime të përjetshme.

Italianet kuptuan se raporti ligj dhe antiligj nuk mund të ekzistonte me. Zhvillimi kishte sens tjetër, ate të mbështetjes mbi ligj.

Sot nuk mund të thuhet se nuk ka probleme. Ka edhe akute. Por ka një ndryshim rrënjësor atje. Unë Shqipërinë do ta krahasoja me një Sicili të viteve ‘60-’70. I vetmi ndryshim është se ne jemi një vend i vogël i cili ndryshon, ose na ndryshojnë shume shpejt. Për fat të mirë.

Vetëm se ne kemi ate që quhet pisllëku i trashëguar prej komunizmit: MUNGESEN E REAGIMIT NDAJ të KEQES.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›