Bursat mirëpresin planin amerikan
Sekretari Amerikan i Thesarit dhe Kreu i Rezervës Federale u takuan mbrëmë me udhëheqës të Kongresit. Pas takimit, demokratë e republikanë sugjeruan se ishin pranë arritjes së një marrëveshjeje.
Në kërkim të zgjidhjesKryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e bëri të qartë se masa që do të merret do të ketë parasysh mbrojtjen e taksapaguesve amerikanë. "... bashkërisht po kuptojme krizën financiare në vendin tonë dhe jemi mbledhur për të bashkëpunuar për rrugëdaljen nga kriza përmes zgjidhjeve që mbrojnë taksapaguesit, konsumatorët dhe njerëzit e zakonshëm nga transaksionet në Wall Street", tha zonja Pelosi. Pas takimit në Kongres, Sekretari Amerikan i Thesarit, Henry Paulson u tregoi gazetarëve përmbajtjen e bisedimeve."Burimi i tensionit në tregjet e kapitalit lidhet me korrigjimin e tregut të banesave dhe me atë që po pasqyrohet me rënien e çmimeve në këtë treg. Ne jemi mbledhur për një zgjidhje të shpejtë për thelbin e këtij problemi", tha Sekretari Amerikan i Thesarit, Henry Paulson. Një nga mundësitë, që njoftohet të jetë diskutuar në Kongres, është krijimi i një agjencie shtetërore për marrjen përsipër të borxheve të bankave, që me fjalë të tjera do të thotë shtetëzimin e borxhit të pakthyer nga kreditë për banesa, i cili po e asfikson sistemin financiar.
Reagimi i tregjeveBursat në Azi kanë reaguar pozitivisht pas lajmit për një plan amerikan për daljen nga kriza. Në Japoni indeksi Nikkei u rrit me mbi 3 për qind. Në Hong Kong aksionet u rritën me mbi 6 për qind. Në Nju Jork, të enjten indeksi idustrial Dow Jones u mbyll me 3.5 për qind rritje