E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një femër në vrasjen e 21-vjeçares

Policia e Vlorës nuk ka siguruar asnjë provë për të vërtetuar dyshimet e saj për vrasjen e Enkelejda Ismailit
Vajza shtatzanë është telefonuar nga një femër. Policia po punon për identifikimin e saj
VLORË- Viktimë e dashurisë dhe e shtatzanisë. Ky është dyshimi i vetëm për vrasjen e 21-vjeçaresEnkelejda Ismaili i grupit hetimor. Edhe pse nuk kanë në duar asnjë provë të mjaftueshme për të arrestuar autorin e masakrimit të 21- vjeçares shtatzanë, mbrëmjen e 25 dhjetorit, grupi hetimor ka ngritur tashmë disa pistapër të cilët po hetohet për zbardhjen e ngjarjes. Sipas burimeve nga grupi hetimor, nuk ka asnjë motiv të besueshëm, përveç shtatzanisë së Enkelejda Ismailit. Nga ajo sa deklarojnë burime të sigurta duket se hetimet kanë mbetur në qorrsokak. Deri më tani, askush nuk e di se ku e ka kaluar pasditen e 25 dhjetorit Enkelejda Ismaili. Po kështu, nuk dihet se me kë është shoqëruar ajo. "Dy personat e dyshuar kanë paraqitur alibi të besueshme dhe të konfirmuara nga ne",-pohon për "Shekullin" një zyrtar i policisë së Vlorës.
 
I akuzuari nga familja e Enkelejdës, oficeri i policisë, Redion Spahiu nukrezulton të ketë qenë në Vlorë natën e vrasjes. Po kështu, as vëllai i viktimës, Eltioni.E vetmja dëshmi e siguruar është ajo se Enkelejdaështë parë rreth orës 19.00 pranë banesës së saj, ku ka thënë se po kthehej në shtëpi.Nga ky moment, askush nuk ka parë apo ditur më për lëvizjet e saj. Sipas policisë, autori i vrasjes së Enkelejdës është treguar i kujdesshëm, që në krimin e tij të mos ketë të meta që do ta çonin atë në burg. Megjithëse familjarët dhe policia deri më tani kanë dhënë versiosne të ndryshme mbi autorin e këtij krimi, duket se palët kanë një pikë të përbashkët për ngjaren. Një vajzë është çelësi për të hedhur më shumë dritë në hetimet e mëtjeshme për zbulimin e autorit. Burime nga grupi i hetimit thonë se autori i krimit është ndihmuar në këtë vrasje nga një vajzë, për zbulimin e së cilës po hetohet.
 
Për shkak tësekretit të këtij hetimi delikat, nuk bëhen të ditura detaje të tjera, por Qefnie Ismaili ka dëshmuar në polici se ka qenë pikërisht një vajzë që e ka telefonuar Enkelejdënpër ta nxjerrë nga shtëpia. Sipas nënës së viktimës, Enkelejda ka dalë nga shtëpia pas një telefonate të marrë nga një vajzë, ndërkohë që asnjë prej shoqeve të saj nuk ka ardhur për ngushëllime në familjen Ismaili. Burime të policisë thonë se po hetohen të gjitha pistat, duke mos lënë mënjanë as akuzat e ngritura nga prindërit e Enkelejdës. Përveç të dhënave të marra në rrugë operative për zbardhjen e ngjarjes, priten edhe rezultatet e analizave të ADN-së së foshnjes si dhe zbardhja e telefonatave të bëra nga Enkelejda para orës 19 të datës 24 dhjetor. Sipas grupit hetimor deri dje ende nuk kishin mbërritur nga laboratori i kriminalistikës asnjë prej këtyre të dhënave të cilat do të hedhin më shumë dritë për autorin e vrasjes së 21- vjeçares shtazanë, Enkelejda Ismaili.
Qefnije Ismaili pohon se Eltioni i ka pyetur pse e morën vesh aq vonë shtatzaninë, në mënyrë që e motra të abortonte
Ismaili: Im bir akuzohet për të mbuluar autorin e vërtetë
VLORË- Të varfër deri në mjerim, e tashmë të rënduar edhe nga dhimbja. Prindërit e Enkelejda Ismailit të ftojnë në banesën e tyre, ku të vetmet sende të reja janë fotografitë që kanë rrethuar muret. Janë portretet e Enkelejdës dhe Gazmirit, djalit më të madh, të vrarë më 22 korrik të vitit 1997. Burrë e grua duket se jetojnë vetëm për të parë pas hekurave personin që i mori jetën vajzës së tyre. Është kjo kërkesa e vetme e prindërve të Enkeljedës. Në një intervistë për "Shekullin", Qefnije Ismailithotë se kanë kërkuar zbardhjen e ngjarjes deri tek kryeministri Berisha.
A keni mësuar ndonjë të dhënë të re mbi vrasjen e Enkelejdës?
Për fat të keq asgjë. E vetmja gjë që na thonë, është se prokuroriapo punonpër gjetjen e autorëve të vrasjes, ndërkohë që personi që ne kemi akuzuar është ende i lirë. Ne nuk dimë asgjë tjetër veç faktit që vajza doli nga shtëpia dhe të nesërmen rreth orës 11, na thirrën në polici për një verifikim. Aty kam mësuar që Enkelejda nuk jetonte më.
A e mbani mend përse doli Enkelejda nga shtëpia?
Në fakt, atë ditë nuk e kishte menduar të dilte. Madje po merrej me rrobat e fëmijës dhe i kërkoi të atit të rregullonte nja dy sirtarë, por e thërriti një shoqe dhe tha se po diltevetëm për pak kohë.
Kush e telefonoi?
Atë ditë nuk i vura rëndësi telefonatës,sepse ajo dilte shpesh me shoqet e saj. Mbaj mend sikur tha një vajzë me emrin Ema, por nuk jam e sigurt.
Kur filluat të shqetësoheshit për vonesën e vajzës suaj?
Duhet të ketë qenë ora 7 e mbrëmjes, kur e morëm në telefon dhe ishte i fikur. Menduam se mos nuk kishte bateri telefoni, sepse një të vjetër kishte dhe po prisnim ashtu në gjemba, derisau bë shumë vonë. Pastaj Eqeremi doli ta kërkojë nëpër lokalet që Enkelejda shkonte me shoqet e saj, por askund nuk e gjeti dhe askush nuk e kishte parë atë natë.
Po shoqet e vajzës suaj a kanë ardhur në shtëpi për ngushëllim?
Jo, asnjëra prej tyre. Ndoshta edhe ato kanë frikë, ndaj edhe nuk vijnë, megjithëse për ne është i ditur autori.
A jeni në dijeni se për këtë ngjarje është dyshuar edhe për djalin tuaj, Eltonin?
Po, e kemi dëgjuar. Im bir dëshmoi edhe në polici dhe ky është një variant për të mbrojtuar autorin e vërtetë të ngjarjes, që për ne është Redioni apo edhe ndonjë mik i tij.E vetmja gjë që kërkojmë është zbardhja e ngjarjes dhe prangosja e autorit. Kjo nuk do të na e kthejë vajzën në jetë, por të paktën do të lehtësojë disi dhimbjen tonë. Për këtë i kemi shkruar edhe kryeministrit.
Çfarë ka thënë Eltioni kur mësoi që Enkeleda priste një fëmijë jashtë martese?
Kur djali e mori vesh, nuk reagoi në sy të Enkelejdës dhe ky qe një letësim i madh për të.
Ju thatë që në sy të Enkelejdës nuk reagoi. Po ju a ju ka thënë ndonjë gjë?
Pasi doli vajzanga shtëpia, na u drejtua pse nuk e kishim marrë vesh më parë, në mënyrë që të bënim diçka që Enkelejda të abortonte. Por kurkjo ishte e pamundur, atëherë edhe Eltioni si të gjithë ne e priste me gëzim ardhjen e fëmijës në jetë. Bisedoi: L.Çela
KRIMI
Si u vra Enkelejda Ismaili
Më 25 dhjetor të 2007,rreth mesditës, disa persona diktuanbuzë detit nëzonën pranë Jonufrës, trupin e pa jetë të 21- vjeçares Enkelejda Ismaili. Fillimisht u mendua për një vetëvrasje, por shenja dhune rreth qafës së vajzës kanë nxitur dyshimet se bëhet fjalë për një vrasje dhe më pas trupi është hedhur në det për të humbur gjurmët.Në lidhje me këtë çështje, prokurori i rrethit, Petrit Çano, tha se: "mund të ndodhemi përpara një vrasjeje për shkak të disa elementëve që kanë konstatuar nga këqyrja e deritanishme e kufomës". Sipas tij, në fytin e vajzës u gjetën shenja dhune gjë që përforcon faktin se vajza më parë është vrarë pastaj është hedhur në det. Policia fillimisht ngriti një sërë pistash, qoftë edhe për faktin se viktima ishte motra e një prej personave të dënuar për rrëmbimin edjalittë biznesmentit vlonjat, Sulo Shehu. Por megjithëse janë ngritur disa pista, deri më tani policia nuk ka asnjë provë të mjaftueshme apo edhe një autor të shpallur si të dyshuar për ekzekutimin e Enkelejda Ismailit, e cila ishte 7 muajshe shtatzanë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›