Një film nga Abbas Kiarostami

Juliette Binoche dhe William Shimell
Çifti konformist, një komedi dramatike nga regjisori Abbas Kiarostami, vjen sonte në kinemanë e Marubit ora 19:00. Një burrë dhe një grua në një fshat të vogël në jug të Italisë, në Toskana. Burri është një shkrimtar anglez i cili ka ardhur të japë leksione, ndërsa gruaja është një franceze, pronare e një galerie arti.
Në njëfarë mënyre i ngjan historisë së Adamit dhe Evës, prapë një histori e zakonshme që mund ti ndodhë kujtdo. Interpretojnë: Juliette Binoche, Ëilliam Shimell, Jean-Claude Carrière. Prodhim i vitit 2010, zgjat 106 minuta.