Një film për Isaac Newton

Ai është i njohur si fizikani, matematikani dhe astronomi vizionar anglez, pa e përmendur kontributin e tij në alkimi, teologji dhe filozofi natyrale, që i ka vënë themelet e mekanikës klasike dhe ka zhvilluar teorinë e gravitetit.
Por në sytë e një produksioni nga Los Angeles-i, Sir Isaac Newton është figura historike perfekte për të qenë heroi i ardhshëm i Hollywood-it.
BiteSize Entertainment, që së fundmi ka ngritur vetullat me plane për një projekt të bazuar në vuajtjet e Rebekah Brooks, synon ta bazojë filmin e ri rreth ikonës së shekullit 17, që nga shumë njerëz konsiderohet si shkencëtari më i madh dhe më ndikues që ka jetuar ndonjëherë.
Rob Cohen, i njohur me filmat ‘The Fast and the Furious’ dhe ‘The Mummy: Tomb of the Dragon Emperor’, është duke punuar në skenarin e projektit ende të patitulluar, që do të dalë edhe si roman grafik.