E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtohet numri i te rinjve amerikane me goditje ne tru

Nje studim mbarekombetar ne Shtetet e Bashkuara ka zbuluar rritje te ndjeshme ne mes te viteve 1990 ne numrin e te rinjve amerikane te shtruar ne spital per goditje ne tru nderkohe qe ka pasur renie ne numrin e amerikaneve ne moshe me te madhe qe marrin kujdes spitalor per keto probleme

Ariadne pesoi goditje ne tru ne moshen 16 vjecare duke mbetur plotesisht e paralizuar ne anen e majte. E ema Carol Popma ishte e pranishme

 Ishte e tmerrshme pasi ajo po terhiqte zvarre kemben dhe krahun e kishte krejt pa jete. E kuptuam qe po ndodhte dicka e keqe.

Kur ndodhin goditje ne tru qelizat e trurit demtohen ose shkaterrohen kur koagula apo masa te yndyrshme bllokojne enet e gjakut qe ushqejne trurin.

Ne varesi te kohezgjatjes se nje bllokimi dhe te qelizave te demtuara pasojat e goditjeve ne tru mund te variojne nga paraliza deri ne vdekje.

Ariadne eshte me fat pasi e derguan menjehere ne spital per mjekim dhe po reagon mire ndaj trajtimit. Por ekspertet thone se 10-30 per qind e ketyre goditjeve mund te kene pasoja fatale.

Ky rrezik zakonisht shoqeron moshat e thyera. Por nje studim i ri federal arriti ne perfundimin se qe nga mesi i viteve 1990 ka pasur nje rritje dramatike te numrit te amerikaneve nen moshen 35 vjecare perfshire femije dhe adoleshente te shtruar ne spital per goditje ne tru.

Studiuesit i kategorizuan te dhenat spitalore te viteve 1994-1995 ne baze te moshes dhe gjinise dhe me pas i krahasuan keto shifra me ato te regjistruara nga viti 2006-2007. Krahasimi tregoi nje rritje prej 51 per qind per meshkujt nga mosha 15-34. Per femrat e se njejtes grup-moshe pati nje rritje prej 17 per qind.

Mary George e Qendres per Kontrollin dhe Parandalimin e Semundjeve ne Atlanta te Xhorxhias eshte nder autoret e studimit

Po shohim nje prirje te shtimit te numrit te te rinjve te shtruar ne spital me goditje ne tru. Per momentin nuk e dime nese ky shtim eshte rezultat i praktikave spitalore apo diagnozes.

Zonja George thote se tensioni i larte diabeti dhe obeziteti jane faktore rreziku per goditje ne tru. Por ajo shton se studimi nuk mori parasysh faktore qe mund te shkaktojne goditje ne tru

Mendoj se eshte me shume rendesi te analizohen faktoret e rrezikut tek keta paciente dhe te shihet mos ka ndonje prirje specifike shqetesuese.

Ekspertet e shendetit publik spekulojne se obeziteti tek femijet dhe te rinjte mund te jete faktor qe ka kontribuuar ne rritjen e ndjeshme te shtrimeve ne spital.

Doktor Chelsea Kidwell specialiste e fushes ne Qendren Mjekesore Georgetown mendon se rritja e ndergjegjesimit per faktoret qe perbejne rrezik per goditje ne tru ka rendesi kritike

Nese njerezit punojne nga afer me mjeket e tyre per te kuptuar cfare faktoresh rreziku kane dhe cfare masash duhet te marrin per te ulur kete rrezik atehere ata do te ulin si rrezikun per goditje ne zemer ashtu edhe ne tru.

Disa eksperte mendojne se permiresimi i informimit te publikut per keto rreziqe dhe diagnostikimi me i mire si dhe mjekimi i problemeve qe mund te cojne ne goditje ne tru kane ndihmuar ne krijimin e nje prirjeje te re qe zbuloi studimi nje renie deri ne 25 per qind e numrit te amerikaneve nga 34 -65 vjec qe shtrohen ne spital per kete problem.

Nuk eshte e qarte se cfare faktoresh e sollen kete renie dhe perse problemet ne tru jane rritur per amerikanet ne moshe me te re. Studiuesit ne Qendren per Kontrollin e Semundjeve thone se duhen bere me shume studime per te zbuluar lidhjen e mundshme mes stilit te jeteses dietes gjenetikes familjare dhe faktoreve te mjedisit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›