Një fund që tenton të ngushëllojë sezonin
Java e fundit e kampionatit do të kujtohet për shumë arsye. Dhe kjo është meritë e "finales" Dinamo - Partizani. Në javët e kampionatit kemi ëndërruar që tifozët t‘i rikthenin jetën stadiumeve, kurse të shtunën qindra tifozë mbetën jashtë "Selman Stërmasit". Të shtunën, një arbitër italian nuk ka dalë nga fusha si hero, por i kontestuar, bile edhe i mbrojtur me një shpurë policësh. Derbi final ka qenë edhe një leksion për presidentin Xhani, që shpesh kishte akuzuar se Dinamo luan me 12 vetë ngaqë edhe arbitrat e kanë favorizuar. Ajo që ndodhi do të kujtohet si një përjetim i rrallë: Dinamo e mbetur me 9 vetë u mendua si viktima, por për çudinë e të gjithëve ishte Partizani që humbi sensin e lojës. Aq sa nga mënyra e lojës nuk kuptohej se "demat" po luanin përballë një kundërshtari me 2 futbollistë më pak. Një arsye më shumë për t‘i dhënë shkas trajnerit Daja që të bëjë ironi: "Duhet të falënderojmë arbitrin italian që na la me 9 vetë, sepse kështu edhe Partizani njohu më mirë veten".
Blutë, rikthehen te kurora pas disa viteve, por stili ka qenë i ndryshëm: kanë komanduar rrugën më të gjatë të kampionatit, por kanë qenë edhe personazhe të futbollit të folur. Pikërisht, trajneri Daja, ai që u shpall kampion edhe me Elbasanin 3 sezone më parë, ka tentuar të bashkojë njeriun e stolit me atë që sulmon edhe në gazeta. Por, jo pa lejen e shefave. Nuk ka dyshim që ky ishte një sezon i Dinamos nga të gjitha anët. Njeriu që nuk flet shumë, por është shumë i rëndësishëm kur ekipi niset drejt titullit.. quhet Besnik Sulaj. Një president që shkakton frikë midis presidentëve. Ndaj edhe qarkullon një batutë për të: "Nëndetësja e vërtetë nuk është Dinamo, por presidenti i saj". Dinamo kampione i bëri një nder futbollit: të shtunën të krijohej përshtypja sikur i gjithë kampionati ka qenë festë. Tifozeria dinamovite, që sipas humorit shkodran krahasohej me krushqit që ata dërgojnë në dasmë, befasisht shfaqej e madhe dhe mbresëlënëse. Ndofta është edhe ndjenja për të festuar që bashkon tifozët e futbollit. Ata që më në fund besuan te një 90 minutësh. Një finale për të cilën u harxhuan shumë energji, shumë hipoteza, por në fund të fundit fitoi më i zoti. Edhe presidenti Duka është impresionuar nga fundi i kampionatit: "Një finale dramatike, për të cilën ka pasur nevojë futbolli ynë". Logjika e frazës së shefit është e kuptueshme: sezoni pati një fund të lumtur! Por sa do të mundemi që në harkun e një ndeshjeje të gjejmë të gjithë ngushëllimin e sezonit.