Klodian Duro, dy vjet me Omonian
Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, Klodian Duro, ka firmosur dje një kontratë dyvjeçare me skuadrën e Omonias në Qipro. Ish-futbollisti i Tiranës ka kaluar me sukses të gjitha testet mjekësore dhe duke filluar nga ndeshjet e Kupave të Evropës, do të jetë në dispozicion të trajnerit të kësaj skuadre, ku pritet të jetë një titullar i padiskutueshëm. Duro u përjashtua nga Tirana pas finales së Kupës së Shqipërisë, pasi donatorët aluduan për manipulim të ndeshjes nga ana e futbollistit. Vetë lojtari mori menjëherë oferta nga disa skuadra të kampionatit shqiptar, por i refuzoi ato duke bërë të ditur se kishte oferta mjaft të mira ekonomike nga jashtë vendit. Brenda pak ditësh ai udhëtoi drejt Qipros, ku kontaktoi me drejtuesit e Omonias dhe vetëm dje firmosi me ta kontratën e re. Omonia e ka përfunduar kampionatin në vendin e tretë dhe si rrjedhojë do të luajë në Kupën UEFA.