Zbulohet strategjia, Dinamo: Po mendojmë Champions
Fitorja e titullit kampion ka entuziazmuar kampin e Dinamos, por drejtuesit e saj i kanë hyrë menjëherë punës për të ndërtuar një ekip fitimtar edhe për sezonin e ardhshëm. Një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe presidenti i skuadrës, Besnik Sulaj, i cili menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me Partizanin deklaroi se ky ishte vetëm fillimi i një cikli fitimtar. Normalisht, detyra kryesore është përballimi i pjesëmarrjes dinjitoze në Ligën e Kampioneve dhe dinamovitët presin ndihmë nga "jashtë" për aktivitetin veror. Sulaj ka zbuluar në një emision televiziv se strategjia e re ishte ajo e ruajtjes së këtij grupi të fortë dhe përforcimi me lojtarë të huazuar nga jashtë Shqipërisë.
Pasi dominimit në kampionat, Dinamo do të ketë dy detyra të vështira: pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve dhe konfirmimin si forca kryesore e futbollit shqiptar. Presidenti Sulaj duket se ka gjetur mënyrën e duhur për ta bërë realitet një gjë të tillë. "Nuk do të prishim skuadrën që kemi ndërtuar dhe që fitoi me meritë titullin kampion në këtë sezon. Objektivi ynë kryesor është që të fitojmë sa më shumë tituj të tjerë dhe të paraqitemi denjësisht në Evropë. Si rrjedhojë, i kemi vënë si qëllim vetes që të ruajmë kontingjentin aktual të skuadrës, duke konfirmuar të gjithë futbollistët që fituan titullin. Për sa i përket Kupave të Evropës, do ta përballojmë me këtë grup, por do të afrojmë edhe lojtarë të huaj cilësorë, të cilët do t‘i huazojmë. Do ta bëjmë këtë pasi nuk mund t‘i lejojmë vetes luksin për t‘i mbajtur këta futbollistë cilësorë për të gjithë sezonin, për vetë nivelin që ka kampionati shqiptar. Ndaj në Ligën e Kampioneve do të kemi disa lojtarë të huaj të huazuar, të cilët do të na ndihmojnë për të bërë një paraqitje sa më të mirë. Për sa i përket kampionatit, e përsëris që do të ruajmë grupin aktual të futbollistëve shqiptarë dhe të huaj, ndërsa mendojmë të afrojmë lojtarë të tjerë cilësorë nga kampionati shqiptar, për të bërë një skuadër edhe më të fortë dhe të kompletuar se kjo aktuale", ka treguar numri një i klubit blu. Më pas, ai ka konfirmuar se lojtarët do të fillonin menjëherë pushimet për t‘u çlodhur nga një sezon i gjatë dhe i mundimshëm. Por më parë, të gjithë futbollistët do të shlyheshin financiarisht sipas kësteve të kontratave të tyre, përfshirë edhe shpërblimin prej 100 mijë dollarësh. "Kam vënë një shpërblim prej 100 mijë dollarësh në rast fitoreje të titullit dhe lojtarët e stafi do ta marrin atë në ditën e fundit në klub para fillimit të pushimeve", deklaroi Besnik Sulaj, i cili fitoi titullin e dytë kampin me skuadrën blu. Tashmë pritet të mësohen se cilët janë emrat e futbollistëve që do të afrohen gjatë merkatos verore, si për të përballuar Ligën e Kampioneve, ashtu edhe për kampionatin e ardhshëm. Mendohet se pista kryesore do të jetë përsëri Kroacia, nga e cila blutë kanë marrë shumë lojtarë cilësorë gjatë viteve të fundit, futbollistë të cilët ishin pjesë e rëndësishme për suksesin në kampionatin shqiptar.