Nje gardist milioner
Lexova dje deklaraten per shtyp te akuzuarit per vrasje ne tentative Fatos Skeja i cili eshte ende punonjes i Gardes se Republikes ne dispozicion te Personaliteteve te Larta. Bente kujdes te mos shpjegonte si e kishte nisur kete pune dhe si kishte mundur qe pa u shkeputur aspak nga puna te behej milioner.
Dokumentet qe shtypi ka botuar keto dite flasin se ai eshte nje investitor i rendesishem ne fushen e ndertimit ne Shqiperi. Ka nje pjese te rendesishme te Pallatit te madh tek Zogu i Zi ka qene pjese e projektit te Liqenit me 20 per qind dhe ka nje sere biznesesh te tjera sherbimesh ne Tirane si kafene apo biznese te tjera me te vogla.
Pra thjesht eshte nje milioner i cili nuk heq dore nga puna si shoqerues i Personaliteteve te Larta ne Garden e Republikes.
Ky rast na risjell dhe nje here problemin e lidhjes se politikes me krimin dhe korrupsionin ne vend dhe na jep shume pergjigje perse bota e nendheshme e korrupsionit tek ne komandohet nga politika. Une nuk mund te paragjykoj pse ky gardist eshte bere i pasur. Ky eshte fati i tij dhe ta gezoje.
Une paragjykoj faktin qe ky gardist i pasur nuk heq dore nga puna e shtetit si shoqerues i Personaliteteve te Larta por vazhdon te rrije aty edhe pse bizneset e tij te pafundme i japin mijera here me shume te ardhura se rroga modeste dhe puna jo fort e kendshme per njerez krenare sic mendohet gabimisht se eshte puna e shoqeruesit te nje personaliteti ne Shqiperi.
Ne te vertet fakti qe ai punon ne Garde edhe pse ka aq shume biznese na krijon paragjykimin e pare se ai ka bere pasuri pikerisht duke qendruar pas personaliteteve shqiptare here pas kryeprokuroreve e here pas familjeve ne pushtet.
Arsyeja pse nje tip i tille ka me te cmuar karteviziten e Gardes se sa ate personale na tregon se kush e ka kapur shtetin ne Shqiperi dhe cila eshte gjuha e pasurimit te nje njeriu te zakonshem qe nuk ka asnje dhunti te vecante apo bonos ne biznes vec faktit qe paguhet per te shoqeruar personalitetet.
Nuk dua ti hyj karrieres se tij ne Garde kualifikimeve te tij arsyeve qe ai permbush duke qene njeri qe duhet te shoqeroje personalitete te larta por do te mjaftonte gjesti i fundit per te kuptuar sa te rrezikuar jane personalitetet tona te larta nga shoqerues te tille.
Asnje zyrtar i larte i shtetit shqiptar qe eshte i ndershem dhe i paster ne historine e karrieres se tij nuk do te preferonte te kishte shoqerues nje njeri te tille pervec atyre qe kane peng tek njerez te tille femijet apo ndonje histori te mitmarrjes se tyre. Shqiperia ka sot plot djem te rinj te shkolluar dhe te afte qe mund te punesohen si shoqerues personalitetesh qe dine te sillen dhe te ruajne etiken e shoqeruesit te nje personaliteti.
Fakti qe keta njerez mbeten jashte Gardes dhe ne vend te tyre aty punesohen milionere qe u duhet makina e Gardes qe te mos i ndale dhe ti kontrolloje policia per mallin apo njerezit qe kane brenda tregon ne te vertete fytyren reale te pushtetit te sotem.
Sali Berisha e ka pas kete njeri ne shoqerine e djalit te tij dite e nate per vite te tera dhe duhet cmuar guximi i tij si baba kujt ia ka dorezuar fatin e djalit per kaq vite pasi fare mire ne ate tryeze ku ky gardist nxori armen mund te kishte goditur dhe djalin e kryeministrit dhe do te ishim para nje historie edhe me te rende.
Sali Berisha mund ti kete dhene ketij gardisti dhe pasaporte diplomatike meqe shoqeron personalitete dhe oficeret e pikave kufitare mund te kene qene te rrezikuar nese i benin pyetje provokuese ketij udhetari pasi mund te kishin fatin e 21- vjecarit nga Tepelena.
Sali Berisha ka ndihmuar biznesin e ketij njeriu duke cuar zyrat e shtetit tek pallati i tij tek Zogu i Zi pa ditur se ka rrezikuar jeten e zyrtareve te Ministrise se Jashtme qe merren me legalizimet nese dikush prej tyre mund ti kishte prishur qetesine ndonje dite ketij njeriu.
Por mbi te gjitha Sali Berisha dhe pushteti i tij na ka fyer te gjitheve ne pergjerimin e tij per kafshaten dhe njerezit e varfer kur milioneret i dypuneson per tu shtuar pasurine dhe te papunet si 21 vjecarin nga Tepelena i vret qe diten e pare te punes.