Kryeministri Berisha ne Lisbone. Merr pjese ne Samitin e NATO-s
Kryeministri Sali Berisha merr pjese sot ne samitin e nivelit te larte te NATO-s ne te cilin do te diskutohet per konceptin e ri strategjik te Aleances.
Ne kete samit marrin pjese kryetare shtetesh dhe qeverish te 28 vendeve anetare si dhe perfaqesues te larte te Bashkimit Europian dhe te institucioneve nderkombetare. Ky eshte samiti i pare ne nivel kryetaresh shtetesh dhe qeverish ku Shqiperia merr pjese pas anetaresimit te saj ne NATO.
Sipas njoftimit te kryeministrise delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Berisha dhe ne perberje te tij jane ministri i Puneve te Jashtme zoti Edmond Haxhinasto ministri i Mbrojtjes zoti Arben Imami ambasadori shqiptar ne NATO zoti Artur Kuko dhe zyrtare te tjere te larte.
Sipas axhendes se percaktuar mesohet se sot te shtunen paradite ne vijim te axhendes se samitit Berisha do te marre pjese ne seancen e diskutimeve mbi Afganistanin dhe ne mesdite ne seancen kushtuar marredhenieve te NATO-s me Rusine qe zhvillohen ne nivelin e kryetareve te shteteve dhe qeverive.