Oferta e PS per zgjidhjen e krizes Rama takim me Fyle ne Bruksel
UPDATE- Kreu socialist Edi Rama takon sot ne Bruksel komisionerin per Zgjerim Stefan Fyle te cilit do ti beje me dije oferten e fundit te opozites per zgjidhjen e krizes politike ne Shqiperi.
Ne takimin qe pritet te mbahet sot Rama do te njohe nga afer Fyle se ajo qe kerkon opozita eshte transparenca e zgjedhjeve te shkuara permes hetimit te kutive te materialeve zgjedhore pa te cilat nuk mund te kete as reforme e as zgjedhje te tjera.
Nje dite me pare Rama i dergoi nje leter perfaqesuesve ne Shqiperi te vendeve anetare ne BE dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes mbi oferten e PS-se per zgjidhjen e krizes.
Rama ne leter shkruan se oferta e PS-se eshte e bazuar totalisht ne Rezoluten e Parlamentit Evropian dhe ne te kerkohet hetim te plote te materialeve zgjedhore.
Nepermjet letres Rama ve ne dijeni se oferta i eshte dorezuar kryeministrit Berisha ne formen e nje projekti firmosur nga 30 deputete te opozites duke hequr dore nga fletet e votimit per hir te kompromisit te domosdoshem ne funksion te daljes nga kriza.
Po dje deputeti i Patise Demokratike italiane Piero Fassino ka bere thirrje per zgjidhje te krizes duke u mbeshtetur ne oferten e fundit te bere nga Partia Socialiste. Ne nje interviste ne mediat shqiptare Fassino ka mbeshtetur oferten e PS-se per hetimin e zgjedhjeve.
shte bere nje propozim nje propozim mbi nje komision hetimor parlamentar qe te verifikoje mbarevajtjen e zgjedhjeve dhe te lejoje qe te identifikohen se cfare reformash duhet prezantuar per te lejuar qe zgjedhjet e tjera te jene transparente dhe te rregullta. Ky komision gezon konsensusin dhe mbeshtetjen e Parlamentit Europian te Keshillit te Europes dhe gjate ketyre oreve edhe te komisionerit te BE per zgjerim- theksoi Fasino duke i bere apel qeverise te pranoje oferten.
Letren e plote te Rames e lexoni duke klikuar ne PDF.
Shikoni dokumentin ne pdf