Gorbaçov përgënjeshtron vdekjen e tij të publikuar nga hakerat
MOSKË - Presidenti i fundit i ish-Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov përgënjeshtroi sot vdekjen e tij, të shpallur nga llogaria në rrjetin social "Twitter" të agjencisë ruse zyrtare të lajmeve, që u sulmua nga disa piratë informatikë.
"Ata presin më kot. Unë jetoj dhe jam shumë mirë", deklaroi 82-vjeçari Gorbaçov për të përditshmen ruse "Novaja Gazeta" në të cilën është aksioner.
"Ose dikush po përpiqet të promovojë faqet e internetit, ose është duke zbatuar urdhrin e ndonjë autoriteti", shtoi ai.
Hakerat sulmuan llogarinë e agjencisë zyrtare ruse të lajmeve "Ria Novosti" dhe atë të shërbimit të saj të shtypit, duke publikuar mesazhin e rremë për vdekjen e Mihail Gorbaçovit në një bar-kafe në Ekaterinburg.
(d.b/BalkanWeb)