E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një grua të mirë për Bashkinë e Tiranës

Ende nuk është zyrtare, por zëra në shtypin shqiptar, madje dhe atë perëndimor lajmërojnë se Edi Rama do të jetë kandidat përsëri për Bashkinë e Tiranës. Shumë në PS dhe në opinion e mendojnë se do të ishte e rrezikshme për socialistët të humbnin Tiranën dhe Edi Rama është një konkurim i sigurtë për këtë. Tepër e lehtë për Edi Ramën nëse përballë do të ketë, siç thuhet, Lulzim Bashën nga PD. Por rikandidimi i Edi Ramës nuk shkon. Partia Socialiste duhet të gjejë kurajon, - nëse vërtetë i ka mbetur – e të kandidojë një grua. Një grua të mirë, jo perfekte, - se s’ka njerëz perfektë, - për ta futur në garë. Dhe në Partinë Socialiste gra të tilla ka. Nëse partia më e madhe sot në opozitë, mund të krenohet me diçka, është pasurimi i saj me gra me integritet dhe të afta në profesionet e tyre. Dy liderët e partive më të mëdha në vend, Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, i gjykoj dhe nga vajzat dhe gratë që ata kanë si bashkëpunëtore në rrugëtimin në politikbërje. Mimi Kodheli, Vasilika Hysi, Ermonela Felaj, Eglantina Gjermeni, Ermelindia Meksi, Valentina Leskaj, Shegushe Ligori, Ledi Shamku nuk janë si Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Rajmonda Bulku, Albana Vokshi. Janë ndryshe. Dhe me këtë ndryshmëri PS duhet të kandidojë. Duhet guxim për të shkundur elektricitetin negativ të politikës shqiptare. Qoftë edhe në rast humbjeje, pasi ka gjithnjë një fillim.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›