ISSH firmos marreveshjen pagesat vullnetare ne emigracion
Emigrantet shqiptare ne Itali mund te verifikojne periudhat e kontributeve ose te paguajne perplotesimin e viteve te punes per efekt pensioni ne Shqiperi ne vendet ku ata jetojne. Ky hap eshte bere i mundur fale marreveshjes me te fundit te ISSH-se me banken Intesa San Paolo me marreveshjen mes ISSH-se dhe Ministrise se Jashtme si dhe informacionit te shperndare falas per te gjithe emigrantet qe jetojne ne Itali permes mbi 800 zyrave te INAS-it patronatit me te madh Italian qe asiston ne dhenien e informacionit dhe plotesimit e dokumenteve per emigrantet. Pikerisht zgjerimi i bashkepunimit me INAS ka qene ne qender te takimit me 3 dhe 4 mars ne Rome mes drejtuesve te ISSH-se dhe drejtuesve te INAS-it. Dua te falenderoj patronatin per te gjithe asistencen qe u jep bashkeqytetareve tane qe jetojne dhe punojne ne Itali. Informacioni permes jush dhe marreveshja e firmosur se fundmi me Intesa San Paolo per mundesimin e pagesave nga emigrantet per plotesimin e viteve te duhura per pension ne Shqiperi permes kontributit vullnetar na jep mundesine e nje komunikimi sa me konkret sidomos me te gjitha ata qe kane pasur nje histori kontributeve ne Shqiperi perpara se te emigronin - tha ne fjalen e saj kreu i ISSH-se Evelina Koldashi Nderkaq presidenti i INAS Antonio Sorgi ka deklaruar vendimin e Patronatit INAS-CISL per te hapur nje zyre ne Tirane ku pritet nje shkembim edhe me konkret te dhenash dhe verifikimesh qe do tu duhet shqiptareve qe jetojne e punojne ne Itali lidhur me mundesine e perfitimit te pensionit edhe ne Shqiperi. I pranishem ne kete takim ambasadori shqiptar ne Rome Llesh Kola e konsideroi kete nje prani te rendesishme te shtetit shqiptar prane cdo shqiptari ne emigracion.