Panariti Rama ne keto 10 vite ka shkaterruar Tiranen
Rruga Sadik Petrela ne njesine bashkiake nr. 1 eshte pasqyra e punimeve te ketyre 10 viteve te Bashkise se Tiranes. Mungesa e theksuar e infrastruktures neglizhenca e kryebashkiakut Edi Rama tregojne investimet reale te bera ne kete zone. Banoret i jane ankuar kryetarit te Komitetit Drejtues Kombetar KDK prof. dr. Edmond Panariti i cili dje ne vazhden e takimeve paraelektorale ka inspektuar rruget e kesaj njesie. Per shkak te mungeses se nje plani per rregullimin e trafikut dhe nje plani konkret per sistemimin e mbetjeve urbane gjate ketyre viteve dhe eksperimenteve qe Kryetari i Bashkise po ben me Tiranen gjendja eshte renduar - pohoi Panariti. Sipas tij Rama ka 10 vjet qe drejton Kryeqytetin e Shqiperise dhe nuk ka sjelle asgje te re perkundrazi ka perkeqesuar jeten e qytetareve ska siperfaqe te gjelberuara dhe ka ndotje te madhe mjedisi - tha Panariti. Kjo rruge eshte bere e pakalueshme per ne dhe te mos flasim pastaj per kalimin e makinave gje e cila eshte e pamundur - shprehen banoret. Sipas tyre nderhyrja e fundit per rregullimin e ketij aksi eshte bere vetem dy vjet me pare dhe sot ajo eshte krejtesisht jashte funksionit. Ata habiten me faktin se si nje rruge e rregulluar jo shume kohe me pare te jete ne gjendje skandaloze.