Zgjedhjet në Nordrhein Westfalen, test për Angela Merkelin

Sipas sondazheve, social demokratët në opozitë ishte paraparë të arrinin një fitore të ngushtë, në zgjedhjet lokale të shtetit të Nordrhein Westfalisë.
Zgjedhjet u detyruan të mbaheshin pasi në muajin mars qeveria e pakicës, e drejtuar nga social demokratët dhe të gjelbrit u rrëzua, pas pamundësisë së miratimit të buxhetit.
Sipas analistëve, votuesit pritet të hedhin poshtë disiplinën e ashpër fiskale të Merkelit si zgjidhje për problemet e shtetit të tyre me borxhet ndaj qeverisë federale.
Partia Demokristiane e Merkelit, në aleancë me Demokratët e Lirë, së fundmi humbi zgjedhjet në shtetin verior të Schleswig-Holstein, ku regjistroi edhe rezultatin më të dobët zgjedhor në 50 vitet e fundit.
Shtetin i Nordrhein Westfalisë është tejet i rëndësishëm, për të parë tendencën e zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme në vitin 2013, pasi ky është landi më i populluar dhe më i industrializuar i Gjermanisë.