E Diel, 1 Nëntor 2026

Një helikopter me ndihma ulje emergjente në Mirditë

Sipas të dhënave më të fundit, një helikopter i Ministrisë së Brendshme, ishte nisur në mesditë në drejtim të Valbonës në Tropojë për të çuar ndihma, por nuk ka mbërritur në destinacionin e duhur.

Helikopteri ka bërë ulje të detyruar në fshatin Kashnjet të Mirditës.  Dyshohet se helikopteri ka pasur një avari, çka mund të ketë sjellë uljen e detyruar. Helikopteri ishte nisur nga regjimenti i Farkës rreth orës 12:30 minuta të ditës së sotme, me rreth 1 ton ndihma. Ende nuk dihen zyrtarisht rrethanat e ngjarjes. /Start/

                                                                                             2012-02-14 13:41
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›