“Ngujimi” i veriut, ndërhyrje dhe rreziqe

Nishani tha se prioritet mbetet hapja e rrugëve, teksa nënvizoi se për Qarkun e Korçës janë ndarë 3.7 milionë lekë. Ai kërkoi bashkëpunimin e pushtetit vendor për të përballuar emergjencën, ndërsa shtoi se qeveria do të jetë e angazhuar plotësisht për përballimin e situatës.
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, ishte në Kukës, duke premtuar se puna do të vazhdojë pa ndërprerje për rihapjen e rrugëve. Prej dy javësh, zonat malore të vendit, kryesisht në verilindje vazhdojnë të jenë të bllokuara. "Mbrëmë kemi ndërmarrë një operacion intensiv për pastrimin e rrugës nga depozitat e dëborës që ishin grumbulluar prej ditësh. Edhe moti sot na ka lejuar të vazhdojmë punën", theksoi Olldashi.
Ai bëri të ditur se, "gjatë paradites së sotme është hapur aksi rrugor Shkodër-Pukë duke lejuar furnizimin e qytetit dhe lëvizjen e mjeteve. Tani po punohet për hapjen e aksit rrugor Pukë – Fushë Arrëz ku ka pasur edhe ortekë edhe sasi të mëdha dëbore. Besoj se për një interval prej dy orësh edhe ky segment rrugor do të jetë i hapur".
Gjithashtu, po punohet edhe nga drejtimi i Mirditës, si dhe nga qafë Bena në drejtim të Fushë Arrësit për të zhbllokuar qytetin nga dy drejtimet e lëvizjes. Ministri i Transporteve bëri të ditur se, "situata është relativisht e mirë në zonën e Korçës, ku "mbetet i bllokuar aksi rrugor Boboshticë - Dardhë në rreth 7 kilometrat e fundit. Ndërsa rrugët e tjera përgjithësisht janë të kalueshme si nga Voskopoja e rrugët e tjera malore të Korçës janë të kalueshme me zinxhirë".
"Po ashtu, po ecim edhe në drejtim të Stëblevës për të zhbllokuar këtë zonë që prej ditësh është e izoluar. Nga krahu i Bulqizës po punohet nga ura e Cerenecit në drejtim të Ostrenit, ndërsa shpresohet që sot të zhbllokohet edhe zona e Ostrenit", tha Olldashi.
Pasojat
Një banesë është shembur sot në fshatin Shkozë të rrethi të Pukës, por fatmirësisht mësohet se nuk ka persona të lënduar dhe aq më pak viktima. Megjithëse banorët njoftuan paraprakisht se ka pasur familjarë, deri më tani nuk është konfirmuar asgjë zyrtarisht. Ndërkohë, një vajzë 12-vjeçare nga komuna e Trebishtit në Dibër, u dërgua për kurim në anën tjetër të kufirit, për të marrë mjekim. Vajza A.Manaj, kishte qëndruar për të tëra e bllokuar, teksa vuante nga temperatura e lartë dhe një sërë komplikacionesh të tjera me shëndetin. Ajo u transportua për në spitalin e Dibrës në Maqedoni, ku po merr kurimin e duhur.
Gjithashtu, ka pasur probleme edhe me transportimin e grave shtatzëna në zona më problematike, ku trashësia e dëborës në disa territore ka arritur deri në 3 metra. Një grua 24-vjeçare nga Kalaja e Dodës në Dibër, u transportua sot me helikopter në drejtim të maternitetit në Tiranë. Fatmirësisht, deri më tani nuk kemi humbje jetësh, përveç një rasti kur një grua ka humbur foshnjën e saj në mënyrë të parakohshme. Tjetër shqetësim në disa zona të veriut ka qenë edhe mungesa e energjisë elektrike dhe e ujit të pijshëm për shkak të ngrirjes së tubacioneve. Temperaturat në Kukës dhe në Dibër, janë regjistruar deri në minus 10 gradë celsius.
Ndërhyrje nga toka dhe nga ajri
Përveç ndërhyrjes së të shumicës së mjeteve të ushtrisë për hapjen e rrugëve nacionale dhe më të rëndësishme, Forcat e Armatosura, po angazhohen masivisht edhe në shpërndarjen e ndihmave ushqimore. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë ditës së djeshme, mjetet e saj të transportit kanë shpërndarë në rrugër tokësore 4500 kg ndihma (2500 kg në Stërblevë, Librazhd dhe 2000 kg në Zapod, Kukës).
Gjithashtu, janë hapur 106 km rrugë nacionale dhe rurale si dhe është dhënë ndihmë mjekësore dhe transportim në spitalet rajonale 2 raste emergjencash (në Qarkun e Kukësit). Ndërkaq, sot kanë vijuar fluturimet dy helikopterë në zonën e Pukës dhe kanë transportuar 1200 kg ndihma ushqimore, ndërsa një helikopter tjetër ka kryer fluturime në Gegaj, Tropojë dhe ka transportuar 400 kg ndihma ushqimore për banorët në nevojë.
Njëri nga helikopterët që ka fluturuar në Pukë, në kthim, po evakuon 4 persona për ndihmë mjekësore dhe po i sjell në Spitalin Ushtarak dhe në QSUT në Tiranë. Pavarësisht, transportit të ndihmave me helikopterë, në disa raste si në Pukë, ato janë lëshuar në stadiumin e qytetit, pasi nuk ka pasur një destinacion të saktë se ku mund të dërgoheshin. Ndihmat janë marrë nga pushteti vendor për t’u shpërndarë më pas tek familjet më në nevojë.
Përveç ushqimeve, në setin e pakove ka pasur edhe veshmbathje dhe sende të tjera të nevojshme. Në Kukës, transporti i ndihmave me helikopter ka qenë i pamundur sot për shkak të pranisë së mjegullës. "Pas 3 ditësh me mjegull aktualisht Shkodra, Tropoja, Puka, Bulqiza janë të hapura, ndërsa Kukësi është i mbuluar me mjegull. Pas urdhërit që kemi marrë, do të fillojnë fluturimet në drejtim të Pukës, 2 helikopterët do të mbushen me furnizime dhe do të shkojmë drejt Pukës me destinacion stadiumin e këtij qyteti", ka deklaruar komandanti i Regjimentit të Farkës, kolonel Frederik Beltoja.
Situata në vazhdim
Gjatë ditës së sotme, moti është përmirësuar disi, teksa reshjet kanë pushuar, por temperaturat kanë rënë. Gjithsesi, nëse temperaturat do të rriten në mënyrë të menjëhershme, do të shkaktonte shkrirjen e shpejtë të dëborës, çka mund të sillte përmbytje në zonat fushore. Ndërkohë, me rritjen e temperaturave, problem mbeten edhe ortekët, ku masive të mëdha dëbore mund të shkëputen. Shqetësim mbetet edhe dëbora në çatitë e ndërtesave, ku kreu i qeverisë ka kërkuar pastrimin e tyre pasi dëbora rrezikon shembjen./S.Lleshi/Start/
2012-02-14 16:03