E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, katër në pranga për vjedhje

Fillimisht, janë arrestuar tre persona në flagrancë dhe një i katër ishte në kërkim nga policia. Në pranga ra shtetasi Dashamir Ramaj, 39-vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, i dënuar më parë për “Vjedhje”.

Arrestimi i këtij shtetasi është kryer pasi është kapur duke vjedhur brenda një banese në lagjen “Osman Haxhiu”. Gjithashtu, u arrestuan edhe Ervin Belaj, 23-vjeç, banues në lagjen “Pavarsia” si dhe Frensi Rrapaj, 20-vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”.  Arrestimi i këtyre 2 shtetasve u krye sepse janë kapur nga shërbimet e patrullës së përgjithshme të policisë duke vjedhur automjetin tip FIAT, i cili ishte i parkuar poshtë banesës së pronarit shtetases L. K.

Ndërkohë, policia arrestoi edhe shtetasin Adriatik Sulo, 24-vjeç,  banues në lagjen “10 Korriku” Vlorë, i dënuar më parë për “Vjedhje”. Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u krye pasi ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë pasi dyshohet se në datë 30.11.2011 në Triport ka vjedhur lokalin e shtetasit me iniciale A. Gj. /Start/

                                                                                             2012-02-14 13:48
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›