Ecuria e shpërndarjes së ndihmave në verilindje

Sipas të dhënave të kësaj ministrie, deri më tani janë shpërndarë tani 200 pako ushqimore në Pukë dhe Tropojë.
Një prej helikopterëve të Forcave të Armatosura në kthim do të marrë edhe katër persona të bllokuar në Malzi, Komuna Fierzë. Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Shtetit po dërgon ndërkohë në prefekturën Shkodër rreth 500 pako ushqimore.
“Një autokolonë e Forcave të Armatosura me 25 mjete është nisur sot për t’u dislokuar në Kukës për të realizuar operacionet e përcaktuara nga shtabi i emergjencës dhe komiteti ndërministror. Helikopterët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë kryer katër fluturime ditën e sotme për emergjenca shëndetësore, konkretisht në Rrëshen, Vermosh, Pukë dhe Kala e Dodës dhe do të kryejë në vijim edhe një ndërhyrje për transport në Tropojë”, thekson kjo ministri. /Start/
2012-02-14 14:06