Nje histori e se Keqes

Dalengadale po krijohet ne shqipe nje seri e plote e veprave letrare dhe filozofike te Marquis de Sade dhe Georges Bataille.
Te dy ndihmojne per nje kuptim te natyres se artit letrar dhe rolit te tij te qenia njerezore. Rasti i romanit-ese Historia e syrit i Bataille-it dhe disa ceshtje analoge me mendimin filozofik te Sade-it
Njeriu sdi asgje dhe ne ndodhemi te gjithe ne zemer te nates. Por te pakten mund ti ngulim syte per te pare cka na mashtron cka na pengon te kuptojme thirrjet e ankthit na pengon me sakte te kuptojme se gazi dhe dhimbja jane e njejta gje hareja e njejta gje me vdekjen. Georges Bataille Zonja Eduarda dhe tregime te tjera
Titulli i ketij shenimi do donte te njoftonte terheqjen drejt disa ideve te cilat ne kerkim te nje trupi enden sa nga letersia ne filozofi. Rasti vjen prej tekstit letrar te Georges Bataille-it 1897-1962 Historia e syrit Histoire de loeil botuar nga autori freng me 1928 me pseudonimin Lord Ausch.
Aliazhi letersi me filozofi eshte krijuar tek kjo veper qe nuk i kalon 100 faqet si lidhje klasike e natyres se artit me rolin e tij te qenia njerezore e nje kohe tjeter.
Njohja e botes nga librat per shume njerez eshte ku e ku me e dobet se njohja nga pervojat. Ka nga ata qe besojne se njohja nepermjet fiction-it i perket vetem realiteteve imagjinare ajo qe shkrimtaret do donin te ndodhte apo qe ka gjase te ndodhe.
Si objekt studimi Bataille e trajtoi gjeresisht lidhjen art-qenie njerezore tridhjete vjet pas botimit te Historise se syrit kur shkroi nje histori te se Keqes.
Letersia dhe e keqja 1957 ishin nje seri esesh qe u botuan ne revisten e tij Critique ku flet per Proust-in Sade-n Baudelaire-n Genet-in Kafka-n Blake-un Emily Bronte-n etj. perpjekje autentike per te dalluar problemin e te Keqes ne burim te krijimit te ketyre autoreve.
Te Historia e syrit ai merret me realitetin e erosit ne kufirin transhendental te jetes nga vdekja. shte nje problem per te cilin ai i detyrohet shume Donatien Alphonse Francois - Marquis de Sade 1740-1814. Bataille e lexoi dhe shkroi per te si askush tjeter.
Kur flitet per erosin ne kufi te jetes me vdekjen te dy keta autore libertine nuk shohin kufi ndares po nje shtrat te perbashket aq sac i perkasin te njejtes miter dhimbja dhe kenaqesia.
Erotizmi eshte pelqimi i jetes ne gjirin e vdekjes thote Bataille ne krye te studimit qe shoqeron Historine e syrit i perdorur si parafjale per vepren me te njejtin titull Erotizmi.
Per te dhene nje kuptim per pelqimin e jetes ne gji te vdekjes ai shtyn te njejten porte pas te ciles shfaqen te dy ekstremet. Per zakonet njerezore eshte e papranueshme qe ajo porte te lidhe ndonje fare kenaqesie me vdekjen apo me dhunen sepse ka te beje me ndergjegjesimin per te perbashketat e skajeve te natyres dhe qenies njerezore cka eshte nje proces i veshtire.
Per analizimin e tij i njeh merite te jashtezakonshme Sade-it dhe Bataille vete ia mban ndezur flaken qe Sade-i pruri per kete vetedijesim i cili nuk vjen nga instrumentet njohese dhe rregulluese te qyteterimit po nga nje sfere e papercaktuar e qenies.
eshte kjo sfere e papercaktuar e pajisur me vetekuptueshmeri
Ne udhetime imagjinare sodomike e libertine Sade-i krijonte nje hapesire per meditimet mbi natyren njerezore per vesin qe shpie ne thellesi te rrezikshme per virtytin - veper e mendimit te thelluar per ferrin ne gji te jetes.
Burri libretin i lire seksualisht dhe gruaja e devotshme burri incestuoz dhe gruaja incestuoze burri qe do modelin e gruas vazo e fares se tij - modeli i botes sipas burrit krijues prifti qe i thur himn ndergjegjes ku natyra shkruan tere detyrat njerezore jane nder karakteret e veprave qe Sade-i shkroi i izoluar ne Bastije ena ne te cilen u dogjen dalengadale kufizimet e ndergjegjshme te njeriut nga flaka e nje pasioni te cilin e perforconte edhe me shume pamundesia e plotesimit.
Bataille i referohet gjate Filozofise se sallonit ku individualiteti arsyetues i Sade-it po pergatiste nje ndergjegje te cliruar e cila e pranon te Keqen si menyre e vetedijshme te jetuari cka e ben qenien ajo qe eshte dhe jo ajo qe duket. Qellimi eshte krijimi i QENIES SUPREME KEQADASHSE ateiste dhe gjakftohte.
Per te shkuar drejt ketij thelbi natyres i duhet njohur statusi i levizjes se perjetshme dhe instrumentet qe mbajne gjalle ciklin e pashtershem. Shkaterrimi eshte njeri nga ligjet e para te natyres thote Dolmanseja nje personazh sodomit te Filozofia e sallonit. Dhe mizorja eshte ndjenja e pare qe natyra ka stampuar tek ne. Mizoria eshte brenda natyres. Ne te gjithe lindim me nje doze mizorie te cilen e zbut vetem edukimi por edukimi nuk eshte brenda natyres.
Arti i Sade-it shkruan Bataille qendron ne krijimin e gjendjeve torturuese. Nen kete gjendje qeniet gezojne nje pasion absolut dhe ndihen krijesa sovrane qe nuk njohin ligjet zakonet ndeshkimet dhe qe ekzistencen e tjetrit e bejne te pavlefshme.
Pa transgresionin dhe mekatin natyra nuk eshte me natyre domethene e rrezikshme.
Te Historia e syrit personazhet provojne dashurine seksin dhunen dhe perjetojne vdekjen ne kufijte e mizorise.
Flashbacku zbulon ngjarje te se shkuares me intensitetin e se tashmes. Megjithese nuk kane pushtetin e dikurshem ngjarjet qe rimerr kujtesa e bartin mizorine si nje konstante qe shkon drejt te ardhmes se pakorrigjueshme njeriut.
Narratorit tone dashuria per babane gjate pubertetit i ishte kthyer ne nje krupe te pavetedijshme. Ne menyre po aq te pavetedijshme ai u perpoq te gjente ne jete dhe ne mendimet e tij barazvleresit e kesaj historie nga femijeria.
I rritur ne kushtet e nje edukimi te rrepte ishte 16-vjecar kur e kap ankthi per gjerat e seksit. Atehere takon Simonen emri i apostullit nje vajze me perparese te zeze me jake te ngrire e babezitur per gjerat qe trazojne ndjenjat nje vajze e prirur te ndermende gjakun llahtaren e befte krimin gjithcka qe rrenon pa reshtur lumturine dhe ndergjegjen e qete.
ifti i zbulimeve te jetes se brendshme ne aventuren e dashurise se pare takon Marselen e mbyllur ne cmendine marrezia eshte nje forme mizorie me pas e vetevrare dy te rinjte bejne seks prane kufomes se saj.
Personazhet jane te paracaktuara per te keqen domethene ata jo vetem qe thyejne cdo rregull ne menyre djallezore por ndjejne kenaqesi nga shkaterrimi dhe vdekja. Kete stad Bataille-i e konsideron njohje e se keqes e te keqes se vertete e te keqes me te paster.
Personazhet jane adoleshente.
Feminia dhe adoleshenca jane prej natyre kunder botes se te rriturve kunder rregullave per rrjedhoje jane mosha te njeriut te paracaktuara per te keqen. Ne edukimin e femijeve preferenca per castin e tanishem perfaqeson perkufizimin e zakonshem te se keqes shkruan Bataille.
Gjate udhetimit ne Andaluzi Simones qe i parapelqejne ndeshjet me dema i vjen te beje dashuri fill pasi toreadorit i varet syri i djathte. Vdekja i kishte ardhur aty ku iu ngulen briret e demit. Nuk eshte mazohizem Po cmund te jete
Radha i vjen priftit Don Aminado i tunduar perballe kesaj bloody girl mu ne rrefyestore. do viktime te ketij cifti ai qe iu dhunohej i pari pasi fitonin kenaqesine deri ne delir ishte syri vetem njeri sy. Ky organ qe perfaqeson metaforen kryesore te rrefimit dhe te cilit i referohen nje zinxhir sendesh dhe organesh analoge per nga forma dhe funksioni ka nje histori.
Ne nje traktat anatomie rrefimtari i historise se syrit veren se herdhet e kafsheve dhe te njerezve kane formen vezake pamjen dhe ngjyren e kokerdhokut te syrit. Nje lidhje ekziston me kujtimet e femijerise kur ai e adhuronte te atin megjithese me sifiliz i verber dhe i paralizuar ...gjeja me bezdisese ishte menyra me te cilen shikonte.
Duke mos pare asgje bebja e syrit neper nate perhumbej deri lart nen qepalle kjo levizje ndodhte zakonisht ne castin e pergatitjes se ilaceve... kur urinonte syte i beheshin thuajse te bardhe dhe i merrnin nje shprehje te hutuar objekt i tyre ishte nje bote qe vetem ai mund ta shihte pamja e te ciles i shkaktonte nje te qeshur te perhumbur. Pamjen e syve te bardhe ai e lidhte me ate vezeve.
Keto kujtime dhe nder to dita kur e gjeti ne nje perrua nenen e cila nuk e kishte permbushur qellimin e vetembytjes nuk kane me asnje pushtet tek narratori. Se paku ai beson se ato i rikthehen te shformuara dhe te veshura me nje kuptim te turpshem.
Te verejtjet filozofike - filozofia qe e sheh jeten te lidhur ngushte me gjerat me intime - qe pajisin romanin Bataille-i permend tri forma te erotizmit erotizmin e trupave si i rende dhe i kobshem erotizmin e zemrave si erotizem i lire dhe erotizmin e shenjte si nje ide e pazakonte sipas te cilit asgje nuk duhet ta trazoje subjektin.
Erotizmi hap ndaj vdekjes. Vdekja hap ndaj mohimit te kohes individuale shenon ai. ...Riprodhimi dhe vdekja kushtezojne riperteritjen e vazhdueshme te jetes.
Ato kushtezojne castin gjithmone te ri. Prandaj ne nuk mund te kemi nje tjeter veshtrim mbi kenaqesine e jetes pervecse nje veshtrim tragjik por gjithashtu prandaj tragjedia eshte shprehje e kesaj kenaqesie.
Sic shihet energjia e se Keqes nuk mund te mblidhej kurre pa ndalimin. Nese do te hiqeshin ligjet ndalimet zakonet qe shoqeria ka vendosur me qellim frenimin rreziku nuk do te ekzistonte sepse nuk do te ekzistonte nje qellim qe synon shthurjen e formave te organizuara.
Jeta seksuale e lidhur me kenaqesine dhe vdekja e lidhur me dhimbjen jane dy ceshtje themelore per njeriun. Me tabute ndaj tyre feja ka krijuar nje shtrese te rende vetedijeje te jashtme.
Arsyetimet e Sadit per keto dy ndalime per vdekjen dhe aktivitetin seksual shtrihen ne kufijte imagjinare te nje bote utopike humane.
Ne njeren ane shkrimet e Sadit shpalosen mospajtimin e ndergjegjes me dhunen por nga ana tjeter dhe ketu qendron vlera e tyre e vecante ato kane prirjen ta bejne dhunen te kapshme per ndergjegjen ti japin kuptim te ndergjegjshem asaj se ciles njerezit i paten kthyer shpinen duke u fshehur pas iluzioneve dhe mohimeve kokeforta.
Permes tyre refleksionet mbi dhunen fitojne maturine dhe frymen vezhguese qe jane tipare dalluese te ndergjegjes... Nje forme dhune qe ka qetesine e arsyes. Prandaj Bataille-i mendon se Sade-i eshte nje autor qe nuk eshte kuptuar qe nuk eshte vleresuar dhe qe fitoi fame sa qe gjalle vetem per te keq.
Historia e syrit eshte lexuar fillimisht si nje veper pornografike deri kur u pa tek ajo dimensioni filozofik brenda nje lloj letersie e quajtur e transgresionit sic u permend me siper.
Te The Pornographic Imagination 1969 Susan Sontag thote se pornografia si zhaner duhet te gjykohet ne baze te struktures se saj narrative. Ajo kundershton Theodor Adornon sipas te cilit narrativat pornografike nuk perbehen vecse nga nje seri vinjetash qe paraqesin aktivitetin seksual te njeriut.
Ajo e sheh Georges Bataille-in rast domethenes te letersise transgresive qe ka meriten e ballafaqimit te erosit me thanatosin.
Edhe Roland Barthes-i ishte kunder percaktimit te Historise se syrit nje narrative pornografike ndaj iu referohet nje sere metaforash qe u permenden tashme.
Historia e syrit ka elemente autobiografike prandaj eshte pare edhe si nje tekst terapeutik dhe psikanalitik.
Nena e Bataille-it tentoi disa here te vetevritej i ati u verbua dhe paralizua. Ne prag te Luftes se Dyte Boterore autori u be frekuentues i seminarit katolik por hoqi dore nga besimi me 1922. Provoi ushtrine vuajti nga turbekulozi dhe depresioni. Ne vitin 1920 u perfshi ne levizjen surrealiste prej te ciles Andre Bretoni e perjashtoi. Udhetoi drejt Madridit ku ndoqi Shkollen e Studimeve Spanjolle. U influencua nga Hegel Freud Marx Marcel Mauss dhe Friedrich Nietzsche.
Themeloi disa gazeta qe kishin ne vemendje sociologjine besimin dhe letersine. Ishte i pari qe botoi mendimtare si Barthes Foucault Derrida Sollers dhe pati influence te ta. U ndje ndikimi i tij edhe ne teorite psikanalitike te neofrojdistit Jacques Lacan.
Shkroi nder te tjera Viti diellor Sakrificat Zonja Eduarda Eksperienca e brendshme Fajtori etj.. Vepra e fundit ishte Lotet e Erosit ne vitin 1961 nje udhetim ne historine e erotikes dhe dhunes.
Ai e kishte thene pse kjo fushe perbente per te objekt studimi. Nuk mendonte se thelbi i kesaj bote eshte epshi sepse njeriu nuk kufizohet tek organi i qejfit. Megjithate ky organ i turpshem e i paemer mund ti thote akoma ca sekrete te vlefshme.
Per kete shkrim jane shfrytezuar Georges Bataille Historia e syrit Tirane 2004 Georges Bataille Zonja Eduarda dhe tregime te tjera Tirane 2008 George Bataille Letersia dhe e keqja doreshkrim i perkthimit shqip George Bataille Erotizmi Tirane 2006 D.A.F de Sade Filozofia ne oden e pasqyrave Tirane 2006 Markezi de Sad zhenia e Franvalit Tirane 2003.