E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkollat pa tabela sinjalistika shkon per sheshin Skenderbej

40 tabela ketu punohet pushtojne sheshin. Nxenes prinder dhe mesues kerkese bashkise Trash vijat e bardha para shkollave

Ketu punohet simbol i lexueshem permes tabeles ne forme trekendeshi me shirit te kuq sfond te verdhe me nje njeri qe punon duket se ka mberthyer te gjithe sheshin. Ne te gjithe perimetrin e punimeve ne sheshin Skenderbej gjenden jo pak por rreth 40 tabela te tilla si per te treguar se ketu punohet. Me te pakta ne numer jane tabelat e orientim drejtimit dhe ndalim kalimi numri i te cileve nuk shkon me shume se 20. Ne keto maratone punimesh te nisura ne shesh Bashkia e Tiranes ka pajisur mire zonen me sinjalistike por mbi te gjitha me tabela ketu punohet. Nderkohe qe shume qytetare ngrene pyetjen se kush po punon pasi nuk shohin njeri ne pune.

Tabelat

Ndonese cdo dite femijeve te kryeqytetasve u rrezikohet jeta pasi Bashkia e Tiranes nuk ka vendosur asnje tabele njoftuese per pranine e shkolles apo per kufizim shpejtesie te pakten ne shesh tabelat ketu punohet nuk mungojne. Mjafton te kesh kaluar dy here para hotel Tirana apo tek rruga para selise se PS-se dhe do te gjesh deri ne pese tabela te tilla varura siper njera-tjetres. E njejta situate edhe tek rrethimi i sheshit ne pjesen para bulevardit Deshmoret e Kombit tabelat kryqezojne njera tjetren duke percjelle te njejtin mesazh qe ketu punohet. Parada e ketyre tabela vijon me tej para Muzeut Historik Kombetar Teatrit te Operes dhe Baletit jane varur ne telat rrethues edhe ketu per te treguar se punohet.

Shkollat

Nderkohe qe sheshi Skenderbej ne keto dite punimesh eshte mberthyer nga keto tabela. Nxenes prinder mesues dhe Drejtoria Arsimore e Tiranes i kane drejtuar kerkese te herepashershme Bashkise se Tiranes per permiresimin e sinjalistikes para shkollave. Trashezim te vijave te bardha tabela per njoftimin e pranise se nje shkolle apo edhe tabela per kufizim shpejtesie keto jane nder kerkesat e tyre drejtuar bashkise. DAR nisur edhe nga kerkesa e prinderve ka drejtuar kerkese te herepashershme bashkise te marre ne dore situaten dhe te zgjidhe shqetesimin e mijerave nxenesve qe mesojne ne keto 14 shkolla problematike me dalje ne rruge kryesore prej te cilave 10 shkolla 9-vjecare dhe 4 shkolla te mesme. Deri me tani bashkia nuk ka dhene asnje zgjidhje ndersa aksidentet para shkolles kane demtuar rende tre nxenes me pasoja.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›