E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pata dhe demi të pandarë që dhjetë vjet

Pronari i fermës ekologjike në krahinën Knapdale në Kees Weytman të Skocisë thotë se para dhjetë vjetësh të gjitha kafshët i mbante të mbyllura në një hapësirë - patat, lopët, kaprojtë dhe derrat. Një natë ndodhi një konflikt dhe njëra nga patat kishte mbetur pa partnerin e saj. Pronari mendonte se fajtor ishte kaprolli, por nuk ishte i sigurt.

Pata e ve me ditë të tëra nuk e mori veten. Dy javë pas ngjarjes tragjike, lindi demi Hamish. Pata iu afrua demit dhe prej asaj dite janë çift i pandarë.

Pata e përcjell demin Hamish kudo që shkon, kështu që Weytman mendon se ata janë të dashuruar.

“Kalojnë shumë kohë së bashku. Pata nuk lejon kafshët e tjera t’i afrohen Hamishit. Është xheloze e çmendur”, thotë Weytman.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›