Nje i vdekur dhe 7 te plagosur nga shperthimi ne minieren e Bulqizes
Nje minator i vdekur dhe 7 te tjere te plagosur eshte bilanci i sakte pas shperthimit te gazit ne nje nga puset e minieres te Bulqizes. Sipas informacioneve te fundit si pasoje e shperthimit te metanit ne nje nga puset e minieres ka humbur jeten Naim Shyti dhe jane plagosur Bastri ToskaHajri Koci Xhelal Ruci Zim Perkola ndersa eshte gjetur ne gjendje te mire shendetesore minatori i cili rezultonte i zhdukur Astrit Cupi. Nderkohe Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes Nasip Naco ka mbledhur urgjetisht shtabin e emergjencave civile per te diskutuar per shperthimin qe ka ndodhur sot ne minieren e Bulqizes. Nje grup ekspertesh nga ministria i kryesuar nga ZV.ministri Neritan Alibali jane nisur drejt Bulqizes per te pare nga afer situaten. Mesohet gjithashtu se ministri i METE-s eshte ne kontakt te vazhdueshem me ministrin e shendetesise Petrit Vasili per transportimin e minatoreve te plagosur rende drejt spitalit Ushtarak ne Tirane. Sipas ministrit te shendetesise Vasili dy prej minatoreve ndodhen ne gjendje te rende ne spitalin Ushtarak ndersa te plagosurit e tjere ndodhen ne spitalin e Bulqizes. Nderkohe mesohet se ekipe mjekesh nga Dibra dhe Burreli jane nisur drejt Bulqizes per tu ardhur ne ndihme minatoreve te plagosur.