E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthimi ne Bulqize reagon kompania ACR te nderpritet puna

Pas shperthimit te ndodhur ne minieren e Bulqizes kompania koncesionare ACR ka reaguar duke thene se aksidenti i rende ka ndodhur ne pusin 2 niveli 16-te i minieres se Bulqizes gjate punes per hapjen e pusit te ri numer 9. Sipas ACR-se gjate hapjes se ketij pusi qe eshte edhe nje nga detyrimet e marreveshjes koncesionare me METE eshte hasur nje vater hidrogjeni. Kompania ACR thekson se ende nuk dihet arsyeja e shperthimit por priten perfundimet e ekipeve eksperte edhe te RISHM te cilet do te percaktojne dhe shkakun. ACR shpreh hidherimin e thelle per humbjen e jetes se punetorit te ajrimit Naim Shyti. Nderkohe po merren te gjitha masat per trajtimin shendetesor te minatoreve te plagosur. Nderkohe METE ka theksuar se eshte dhene urdher per pezullimin e punes ne miniere derisa te merren masat per riparimin e demeve nga greva. Sipas METE-s do te verifikohet nese eshte shkelur urdhri dhe me pas do te nisin edhe procedurat per shkelesit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›