Nje i vdekur dhe dy te plagosur ne nje aksident ne Shkozet
Një aksident i rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit, në afërsi të rrethrrotullimit të Shkozetit.
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person, ndërsa dy të tjerë nga e njëjta familje, mbeten të plagosur.
Automjeti tip “Benz” me targa të huaja (New York), në të cilën po udhëtonin tre pjestarë të së njëtës familje, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me murin rrethues të ish kolegjit Turkut Ozal ne Shkozet te Durresit.
Për pasojë ka humbur jetën Dallëndyeshe Kovaçi, rreth 62 vjeçe, nena e drejtuesit te mjetit.
Sipas policisë viktima, sëbashku me dy pjestarët e familjes, nusen dhe djalin, kishin qenë në një dasmë dhe në momentin e aksidentit po ktheheshin.