E Shtunë, 31 Tetor 2026

Problemi me regjistrimin e veprave te artit

Regjistrimet e veprave të artit në Qendrën e Inventarizimit vazhdojnë. Por  problem mbetet fakti se veprat regjistrohen me koston e vendosur para viteve 90- të.

Pikërisht kjo pikturë që i përket piktorit të shquar Vangjush Mio ,l pjesë e koleksionit të Galerisë së Arteve ne Korçe është e regjistruar me 1800 leke.

Koleksionet private regjistrohen me kostot aktuale.

Drejtori inventarizimit Izet Duraku bën me dije se brenda 6 muajve të parë të këtij viti janë katologuar 1000 objekte që janë në pronësi të muzeve dhe galerive shtetrore, problem mbetet fotografimi i veprave kryesisht në arkeologji.
Në të njëjtat shifra qëndrojnë edhe koleksionet private të regjistruara kryesisht pikture dhe etnografi. 
Pajisia me certifikat e e objekteve që posedojnë është e domosdoshme për cdo autor apo koleksionist i cili dëshiron të ekspozoj vepra jashtë Shqipërisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›