Paditet ne gjykate kompania ARMO per shkaktim demi

Padit ndaj kompanisë “ARMO” me pronar Rezart Taçin nuk kanë të ndalur në Gjykatën e Tiranës…
Pas bllokimit të pronave nën siglen e kompanisë “ARMO” dhe sekuestrimin e tyre të përkoheshëm, për llogari të disa borxheve të pashlyera, “A.R.M.O” paditet edhe për shkaktim demi.
Është kompania shqiptare “FIT-MEK-OIL”, ajo që i është drejtuar togave të zeza, duke paditur kompanin “ARMO” për shkaktimin e demit prej 1.7 miliard lekë të reja nga mos pagimi i faturave.
SIpas padisë, kompania “FIT-MEK-OIL”, kërkon kthimin e shumes se papaguar nga “ARMO”, plus interest bankare, plus demin ekonomik ne formen e humbjes se pesuar dhe perfitimit te munguar ne vleren e pergjithshme prej 1,694,748,740 leke.
Si dhe detyrimin e kompanisë “ARMO”, per te permbushur akt marreveshjen dypaleshe per furnizimin me nenproduktet e naftes kompanin “FIT-MEK-OIL”, sipas vleres se mesiperme.
Kjo padi do të gjykohet nga gjyqtarja Antoneta Prendi, e cila ka caktuar datën 19 shtator si ditën e parë të seancës gjyqësore mes dy kompanive.