E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, gjendet një i vdekurnë aksin rrugor Ksamil-Butrint

SARANDË - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës, rreth ores 20:0 të së djelës (23.06.2013) është gjetur një person i vdekur në aksin rrugor Ksamil-Butrint.
 
Sipas policisë personi i vdekur është shtetasi Florian Mitat Sulozeqi, vjec 30, lindur në Tepelenë dhe banues në Sarandë.
 
Pasi është sinjalizuar për ngjarjen policia ka ngritur menjëherë grupin hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje dhe ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedural.
 
Nga veprimet e para hetimore rezulton se Florian Sulozeqi është vetëvrarë me një armë zjarri tip pistoletë e cila është sekuestruar në vendin e ngjarjes.
 
Mendohet që shkakui i vetëvrasjes të ketë qënë gjendja e tij psikologjike (depresioni) nga e cila vuante prej disa ditësh.

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›