E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis numërimi i votave në disa qarqe, ja rezultatet e deritanishme

KUTITE-A

Tiranë- Procesi zgjedhor ka përfunduar në të gjithë vendin dhe materialet zgjedhor janë transportuar në Zonat e Administrimit Zgjedhor.

Aktualisht ka nisur numërimi në disa qarqe  të vendit dhe paraprakisht kanë dalë rezultatet e disa prej kutive të para, si në Berat, Elbasan, Korçë, etj.

Nga informacionet e deritanishme mësohet se në Korçë në KZAZ numër 76 ka përfunduar numërimi në 3 QV dhe ASHE rezulton 203 vota, APMI, 43 vota. Po ashtu janë numëruar edhe disa kuti votimi në Elbasan, ku deri më tani janë numëruar tre kuti dhe kryeson e majta. Po ashtu edhe në Berat ka nisur procesi i numërimit ku ASHE ka marrë 183 vota, kurse APMI, 41 vota në kutinë e parë.

Ndërkohë në Fier është numëruar kutia e votimit të QV 31 25 në KZAZ 59, ku e majta ka marrë 154 vota dhe e djathta 21.

Në Kukës numërohen 5 kuti votimi, ku 359 vota në favor të ASHE kurse APMI, 635 vota.

Në Gjirokastër është numëruar 1 kuti ku ASHE ka 34 vota kurse APMI 44 vota. FRD 1 votë.

Ndërkohë në Jorgucat të Gjirokastrës ka pasur probleme, pasi vula e kutisë së votimit nuk përputhej me numrin në proceverbal, ndërsa i pranishëm ka qenë dhe kandidati i LSI-së, Vangjel Tavo.

Ajo që  bie në sy është fakti se nuk ka ende një shifër zyrtare nga KQZ-ja të pjesmarrjes në votime.

Ndërkohë, dy partitë kryesore, PD e PS, pasi karikuan simpatizanët e tyre me deklaratat e shpejtuara për fitore, në daljet e tyre të radhës rreth orës 21:00, deklaruan se tashmë duhet të presin rezultatin zyrtar dhe të çertifikuar. PS-ja tha se duhet tu lëmë kohë numëruesve të numërojnë çdo votë të shqiptarëve. Ndërsa PD-ja, vetëm pak minuta më pas bëri të njëjtën gjë, duke u thënë mbështetesve se ka kohë për të festuar dhe tashmë duhet të presim numërimin dhe mbi të gjithë çertifikimin e re zultatit, duke pritur pra verdiktin e KQZ-së dhe të Kolegjit Zgjedhor. Kështu, të dyja palët vendosën të frenojnë festën e shfrenuar me bori e flamur nëpër rrugë pa patur asnjë të dhënë por vetëm mbi bazën e exit poll-eve apo thjeshtë hamëndësimeve.

Por nuk ja arritën sepse shpërthyen fishekzjarre nëpër rrugë me brohorimat nga të dy kahët për fitore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›