Nje i vrare dhe nje i plagosur ne qender te Bulqizes

Nje i vrare dhe nje tjeter u plagos ne Bulqize. Ngjarja ndodhi ne vendin e quajtur kthesa e spitalit , ne dalje te qytetit drejt Tiranes
Dy personat ndodheshin me mjetin e tyre ne nje servis, kur nga nje makine tjeter hapi zjarr me automatic. Deshmitaret treguan se makina e autoreve ishte tip BMV ne ngjyre vjollce dhe iu afrua servisit vetem pak minuta pasi kishin ndaluar dy shenjestrat e sulmit me arme zjarri.
Per pasoje, sipas policise u ekzekutua Qerim Marku 40 vjeç, kurse I mbijetoi sulmit me arme Fehmi Semi 60 vjec. Ne fillim pati shpresa per jeten e Markut, por ai vdiq 40 minuta me vone ne spitalin e Bulqizes. 60 vjecari Semi ka marre plage te renda dhe u dergua me helikopter ne Spitalin Ushtarak. Policia po kerkon autoret qe jane larguar me shpejtesi me mjetin e tyre tip BMV. Viktima sipas policise merrej me biznesin e kromit, por nuk dihet nese ngjarja ka ndodhur lidhje me aktivitetin e tij apo jo.