Atentat biznesmenit te ndertimit ne Durres
Një biznesmen është ekzekutuar me armë zjarri në Durrës. Ngjarja ndodhi ne mengjes në lagjen numër 13 Plazh, në afërsi të stacionit të vjetër hekurudhor. Viktima është Plaurent Cani rreth 40 vjec, biznesmen në fushën e ndërtimit.
Sipas policise Cani, është vrare me pistolete, kur po dilte nga një lokal, në afërsi të objektit me te fundit qe po ndertonte.
Deshmitaret kane treguar se dy persona me motor, të pajisur me kaske, kanë qëlluar ne drejtim te Canit plot 14 herë. Por ai nderroi jete sapo mberriti ne spital prej 4 plumbave qe kishte marre ne trup.
Paraprakisht policia e lidh ekzekutimin me biznesin e viktimes në fushën e ndërtimit. Për mundesuar arrestimin e autorëve policia ka ngritur post-blloqe të shumta në akset kryesore, ndërsa po merr dëshminë e personave që kanë qenë të pranishëm në vendngjarje.