Kunder Ikonomut Xhufi dhe Meta Ai eshte konsull lufte
Konsulli grek Theodhoros Ikonomu nuk duhet të kishte shkelur më në territorin shqiptar pas deklaratave antishqiptare që bëri. Historianët Beqir Metaj dhe Pëllumb Xhufi etiketojnë Ikonomin si një konsull të luftës, por dhe vajtje ardhjet e tij si një taktike të Athinës.
"Nuk jemi të informuar nëse konsulli është kthyer për të marr plackat apo është kthyer për të vazhduar misionin e tij. Ajo që është e sigurtë është që ky konsull ka dalë plotësisht jashtë misionit të tij. Realisht bëri një thirrje të hapur për luftë, për vorio-epirin, i cili është një term i koduar, një fjalë e koduar që nënkupton pushtimin e Shqipërisë së Jugut", tha Pëllumb Xhufi, historian.
"Ishte një lëvizje taktike për të shmagun valën e protestave ndaj skandalit që konsulli grek bëri. Problemi qëndron tek thelbi i politikës greke e cila është artikuluar nga zyrtarë shumë më të lartë se sa një konsull, nga kryeministra grekë, minstra të jashtëm, presidentë të Greqisë, në gjithë këtë 20 vjecarin e fundit", thotë historiani Beqir Metaj.
Debati që shkaktuan thirrjet e Ikonomut për regjistrim masiv si grekë të shqiptarëve të jugut, sipas historianëve nuk ve në pikëpyetje vetëm ligjn për gjendjen civile, por të gjithë legjislacionin që lë shteg për abuzime nga fqinjët.
"Kur tolerohen gjëra që nuk janë parimore sigurisht ato trashen dhe cojnë nesër në situata konfliktuale. Ligji duhet pezulluar, duhet ndryshuar dhe duhet shikuar gjithë legjislacioni, jo vetëm ky ligj, që hapin shtigje për këtë lloj ndërhyrjesh që kultivojnë një lloj ekspansioni të nacionalizmit grek", vijoi Metaj.
"Ne patëm debatin e madh për marrëveshjen e ndarjes së ujërave teritoriale me Greqinë. Për të kaluar pikërisht këtë marrëveshje të ndarjes së ujërave kanë kaluar 2-3 ligje në Parlament, gjithashtu në mënyrë jo transparente sic është ligji për abrogimin e kufirit shtetëror të RSH. Ne jemi një vend sot që nuk kemi kufi", tha Xhufi.
Pas deklaratave antishqiptare nga Korca në 20 vjetorin e OMONIA-s, politikanë dhe historianë kërkuan shpalljen non grata të konsullit. Pas një largimi disa javor ai u rikthye sërisht detyrës në Korcë.
Elona Gjylmi