E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debat per trojet PS- PD akuzojne njera tjetren

Rikthimi për amendim ne Kuvend i ligjit për fshatrat turistike, ka rikthyer paralelisht akuzat për përvetësim të trojeve bregdetare nga politikanet. Drafti për pronësinë mbi truallin shtetëror në zonat turistike, është sulmuar fort nga opozita e cila e ka quajtur një kocension në favor të njerëzve pranë qeverisë. Ndërsa për maxhorancën, ligji është një rregullim për maskaraden e bërë në bregdet gjatë qeverisjes 8-vjecare socialiste.

"Ky ligj është në konflikt të pastër interesi në gjithë këtë sallë. Përjashtoheni deputetët si përfitues, përjashtojini ministrat si përfitues, sot në këtë ligj", tha deputeti socialist, Erjon Brace. "Kjo maskaradë që bëri që ju me disa qeverisje rradhazi e kthyet turizmin në një shërbim hyjnor për ju si grup parlamentar dhe lidershipin e Partisë Socialiste", tha Ferdinand Xhaferraj, ministër i Kulturës. "Kini kurajon dhe ti kërkoni deputetëve tuaj, ish ministra, dhe të tjerë që të mos e votojnë se janë në konflikt interesi. Por dijeni se zhvilluesit e zonave turistike, e fshatrave turistike i keni në grupin tuaj parlamentar dhe ju e dini shumë mirë", tha ministri i Financave, Ritvan Bode.

72 votat e maxhorancës mjaftuan për të miratuar ndryshimet në ligjin i cili parashikon privatizimi e shtëpive dhe vilave të ndërtuara në tokat turistike të marra me qera 90 vjecare. Por pa shlyer qeratë e prapambetura askush nuk mund përfshihet në procesin e privatizimit.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›