E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu Pozitive regjistrimi i PS ne KQZ

Regjistrimi i Partisë Socialiste në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për procesin e 8 majit është cilësuar nga ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu si një zhvillim mjaft pozitiv. Nga qyteti i Kuksit ku zhvilloi takime me krerët lokalë ambasadori amrikan ka artikuluar nevojën për zhvillimin e debatit publik në televizion të kandidatëve për drejtues lokalë.

"Të gjithë jemi të zhgënjyer nga mungesa e dialogut që në vitin 2009 ndërmjet palëve. Sugjeroj që debate të fillojë me kandidatët për Tiranën psh Zotin Basha dhe zotin Rama. Dhe përsa i përket zgjedhjeve mendoj se është e rëndësishme që të respektohet Kushtetuta që sic tha presidenti pak ditë më parë procesi do të zhvillohet në 8 maj dhe askush nuk mund të thotë më që nuk do të ketë zgjedhje", tha ai. 

Pas takimit me kryetarin e bashkisë dhe prefektin e qarkut të Kukësit ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka risjellë në fokus zgjedhjet e vitit 2009 të cilat sipas tij përvec problemeve të vogla teknike ishin të lira dhe të ndershme dhe u pranuan nga faktori ndërkombëtar.

Flutura Tota

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›