E Diel, 1 Nëntor 2026

Një jetë mes shtyllave të tensionit, Koço Teka tregon për ndërtimin e linjave në jug të vendit

Për dekada me radhë, ai ka sfiduar lartësitë, motin e ashpër dhe rrezikun e energjisë elektrike për të sjellë dritë në zonat e jugut të vendit.

Koço Teka nga Mbrezhdan është një prej elektricistëve veteranë që kontribuoi në ndërtimin e linjave elektrike në aksin Këlcyrë – Përmet, duke nisur rrugëtimin e tij që në vitin 1970. Mes shtyllave të tensionit, maleve dhe motit të ashpër, Koço Teka kujton vitet e punës me emocion dhe krenari.

“Kam pasur vështirësi të shumta në fillime, sepse për cdo gjë lëviznim me këmbë dhe jo me mjete”, u shpreh  

Edhe sot, në moshën 75-vjeçare, ai mbetet i lidhur shpirtërisht me profesionin që i kushtoi jetën. Teksa kujton të kaluarën, në zërin e tij ndihet ende pasioni për një punë sa të rrezikshme, aq edhe të bukur.

“Është shumë e vështirë të shkëputesh menjëherë dhe zanati i elektricistit është i pavdekshëm”, tha ai

Historia e Koço Tekës mbetet një dëshmi e sakrificës dhe përkushtimit të njerëzve që ndërtuan infrastrukturën elektrike në jug të vendit, në një kohë kur çdo linjë e ngritur ishte një hap drejt zhvillimit.

Gazetare: L. Koçiu  

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›