E Diel, 1 Nëntor 2026

Trukimi i ndeshjeve dhe koncesionet minerare gjykata le ne burg Paro Lacin

Durres lirohen pese nga te arrestuarit me detyrim paraqitje. Tri akuza ne burg me administratorin e Rubikut edhe tre te tjere

Caktohen masat e sigurise Gjykata e Durresit ka lene ne burg kater nga nente te akuzuarit per trukimet e ndeshjeve dhe favorizimin ne dhenien e lejeve koncesionare minerare. Vendimi eshte marre dje nga togat e zeza ndersa fillimisht eshte zhvilluar seanca per ish-presidentin e ekipit Partizani aktualisht presidenti i ekipit te Rubikut Paro Lacin mbi te cilin rendojne tre akuza perkatesisht per veprat penale korrupsion ndikimit te paligjshem ne institucione dhe trukimit te ndeshjeve te futbollit dhe me pas per tete te akuzuarit e tjere. Ne fjalen e tij para trupit gjykues Paro Laci ka deklaruar se kjo eshte nje maskarade dhe se ai di shume gjera per korrupsionin ne nivele te larta dhe se do ti beje ato publike ne javet e mevonshme. Pasi ka degjuar akuzen dhe provat qe disponon kunder 9 te akuzuarve si dhe njeri pas tjetrit te arrestuarit dhe avokatet e tyre gjykata ka marre masen Arrest me burg per Paro Lacin Agron Lacin Agron Arushan dhe Edmond Temalin ndersa me Detyrim paraqitje per Shkelqim Balliun Osman Kulen Bledar Kumin Altin Gjuren dhe Endri Aldimin. Paro Laci se bashku me disa persona te tjere u arrestuan diten e shtune me akuzen per korrupsion. Disa prej personave jane zyrtare te shtetit dhe dyshohen se kane favorizuar disa koncesione minerare. Masat e arrestit jane zhvilluar ne Gjykaten e Durresit pasi hetimet per keta shtetas jane zhvilluar nga organi i akuzes se ketij qyteti. Behet fjale per nje hetim te filluar nje vit me pare me qellim goditjen e basteve te paligjshme dhe fiksimin e ndeshjeve por edhe formave te ndryshme te korrupsionit. Trukimi i ndeshjeve duket se behej kryesisht permes blerjes se futbollisteve por edhe me ane te arbitrave. Arresti i tyre eshte bere pasditen e se shtunes pas disa ore ndalimi ne Prokurori nga Drejtoria Kunder Krimit Financiar ne Policine e Shtetit ne bashkepunim me Njesine e Perbashket Hetimore Task-Force kunder Korrupsionit dhe Krimit Financiar prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres. Sipas akuzes Paro Laci ish-administrator i klubit te futbollit Partizani ne bashkepunim me persona te tjere u kap ne flagrance pasi kishte marre nje shume prej 40 mije euro ne kembim te premtimeve per ushtrim te ndikimit te paligjshem per dhenien e nje licence minerare ne kundershtim me ligjin. Sipas policise dyshohet se Laci ne bashkepunim me personat e tjere te ndaluar kane marre shuma te konsiderueshme parash me qellim ndermjetesimin ne dhenien e pafajesise per nje te denuar per vrasje nga gjykata e shkalles se pare Shkoder. Te arrestuarit akuzohen gjithashtu se ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane trukuar ndeshje futbolli duke paracaktuar rezultatet e garave sportive duke dhene shuma parash. Ata akuzohen se kane konsumuar vepren penale te ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike te parashikuar nga neni 245/1 dhe vepren penale te paracaktimit te rezultateve ne garat sportive parashikuar nga neni 197/a i Kodit Penal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›